Flash

Nga Mema tek Egbo, duke kaluar tranzit nga Ahmataj: ja si e fitoi Tirana titullin kampion

Lapsi.al 20 July 2020
Nga Mema tek Egbo, duke kaluar tranzit nga Ahmataj: ja si e fitoi Tirana

Tre trajnerë, një projekt, dy interpretime dhe në fund një titull kampion e një finale Kupe për të luajtur. Në 34 javë Tirana nuk ishte perfekte, por u tregua më e mira e të tjerave, duke kaluar luhatjet, duke bërë serinë shpërthyese të rezultateve në kohën e duhur e duke shfrytëzuar dashamirësinë institucionale për të mos i patur gjërat kundër. Jo Tirana nuk i vodhi askujt asgjë: mori atë që i takonte, duke shfrytëzuar një sezon të cuditshëm, dy herë të ndërprerë, e duke thyer për herë të parë pas 6 vjetësh hegjemoninë e frikshme të Partizanit në derbi.

STARTI I MEMËS - Presidenti Halili e donte këtë titull në 100 vjetorin e klubit. E donte fort, sa lëvizi para të gjithëve në merkato, duke bërë goditjet më të mirë në supermarketin e klubeve në vështirësi. Batha, Kale, Torassa të gjithë nga Flamurtari pa rroga, Vangjeli në ikje nga Skënderbeu i dënuar e Osmani që la Durrësin për kryeqytetin. Të gjitha këto të pikasur e të orientuar nga Ardian Mema. Tekniku mori pjesë në zgjedhje, por nuk i mori dot rezultatet e shpresuara, të një skuadre që u ndërtua për trofe. Ndoshta shumë të dëmtuar, ndoshta një preferencë antipatike për Cobbinah e një 'mishelë' që nuk ishte gatitur ende, bënë viktimë teknikun me gabimet e një sezoni më parë, edhe pse gjëra të mira bardheblutë treguan...

NGA SHIU NË BRESHËR - Drejtuesit e klubit mezi pritën ta heqin Memën dhe zgjodhën Julian Ahmataj për ti nxjerrë në dritë. Vetëm se ranë nga shiu në breshër. U kuptua shumë mirë që në fillim. Me tre ndeshje nuk gjykohet askush, por nëse Tirana ka menduar të ndryshojë drejtimin e pankinës për të përmirësuar situatën në renditje, apo nivelin e performancës, tre javët e para nuk i kanë dhënë të drejtë. Julian Ahmataj mori dy pikë më pak se Ardian Mema, që u largua për mungesë rezultatesh dhe Tirana e pa kreun më larg se asnjëherë më parë në 11 javët e para të Superiores. Fundi i teknikut ishte i shëmtuar, me akuzat e tërhequra për drejtuesit, me një humbje tjetër pasuese e një ikje pa lavdi pas 5 ndeshjesh, duke e lënë skuadrën para derbit, me mungesa e në kaos të plotë...

ZOTI E EGBO - Pikërisht në këtë pikë erdhi Egbo, atëherë kur askush nuk do ta merrte skuadrën në ngarkim, para derbit me Partizanin që ishte në krye. Nigeriani erdhi nga trajneri i harruar i portierit në ballë të skuadrës, duke thyer paragjykimet e duke nisur ndryshimin e kursit... me vullnetin e Zotit. Interpretimi taktik është krejtësisht ai i Memës, pranuar edhe nga lojtarët, por ndryshe nga mendjemadhësia taktike e Ahmatajt. Ah, po, ka një ndryshim: nigeriani i dha besim Cobbinah e lojtari u bë lojtari më i mirë i sezonit të bardhebluve. Rezultatet erdhën breshëri, me një seri fitoresh të papara, që e katapultuan skuadrën kryeqytetase në vendin e parë me diferencë nga ndjekësit. 20 ndeshje, dy barazime e një humbje i vendosën fatet, aq sa luhatjet e fundit nuk i bënë dëm, sepse në derbi Muci vendosi vulën e tij me një gol që vlente praktikisht titullin...

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.57

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Belinda Balluku thirret në SPAK e shoqëruar nga avokati

“News 24” raportoi ekskluzivisht tri ditë më parë se SPAK kishte zgjatur afatet e hetimit për ish-zv.kryeministren Belinda Balluku, e cila është nën akuzë për korrupsion, pastrim parash e shkelje barazie në tenderë në vlera miliona euro. Këtë të mërkurë është mësuar se ne adresë të ish-ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë është nisur fletëthirrja ku […]

13:56

Me sytë katër

PAPARAZZI