Flash

"Djaloshi që shiste gazetat, bëhet princi i Napolit": vizitat mjekësore në fshehtësi në Romë

Lapsi.al 20 July 2020
"Djaloshi që shiste gazetat, bëhet princi i Napolit":

Cështja Victor Osimhen pasurohet ditë pas dite me detaje të reja, tashmë edhe misterioze. Napoli ishte një hap nga mbyllja e tratativës, pastaj, papritur, ndryshimi i menaxherit nga ana e sulmuesit nigerian dukej sikur shkurtoi avantazhin e napoletanëve, me disa klube të Premier League gati të përmirësonin ofertat. E tani vjen zbulimi direkt nga Franca, për vizitat mjekësore të kryera për klubin e De Laurentiis, ndërsa lojtari vendosi "like" në një postim në Instagram që duket se konfirmon akordin.

L'Equipe bën të ditur, duke cituar burime italiane, se sulmuesi nigerian ka kryer vizitat e kontrollit në Romë, por e ka bërë në fshehtësi të madhe, edhe pse nuk është i qartë motivi për gjithë këtë rezervim. Ndoshta, sipas asaj që shkruan e përditshmja franceze, hyn fakti se menaxherët e vjetër të 21 vjecarit synojnë të kërkojnë një komision të madh për transferimin e për këtë arsye Napoli e Lille po punojnë me avokatët e tyre për të evituar këtë rrezik. Për momentin, palët në lojë e kanë qujtur me vend të mos ekspozohen, në pritje të gjejnë zgjidhje.

Por tratativa është në rrugën e duhur, aq sa Osimhen doli në një farë mënyre hapur, duke vënë një "like" në një postim të gazetarit nigerian Oma Akatugba: "Është e pabesueshme - shkruan ai në Tëitter - Një djalosh nga lagjet e Lagos bëhet lojtari afrikan më i kushtueshëm në histori. Një djalë që shiste gazetat do të bëhet princi i Napolit".

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.57

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Belinda Balluku thirret në SPAK e shoqëruar nga avokati

“News 24” raportoi ekskluzivisht tri ditë më parë se SPAK kishte zgjatur afatet e hetimit për ish-zv.kryeministren Belinda Balluku, e cila është nën akuzë për korrupsion, pastrim parash e shkelje barazie në tenderë në vlera miliona euro. Këtë të mërkurë është mësuar se ne adresë të ish-ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë është nisur fletëthirrja ku […]

13:56

Me sytë katër

PAPARAZZI