Flash

"Ibrahimovic një kafshë": Donnarumma tregon çfarë i ka bërë suedezi Milanit

Lapsi.al 20 July 2020
"Ibrahimovic një kafshë": Donnarumma tregon

Zlatan Ibrahimovic është nga ata lojtarë që tërheqin nga vetja vëmendjen, edhe atëherë kur nuk duan. Pikërisht në kohën kur shtatlarti ka patur paqartësi për të ardhmen dhe është përplasur me teknikun Pioli për një zëvendësim, ka ardhur komenti i portieri Donnarumma: "Eshtë një kafshë, një fenomen. Na jep shumë e ndihet shumë prezenca e tij. Ibra është forca më shumë, që na mungonte: edhe në stërvitje, gjithcka jetohet në maksimum e aty krijohet mentaliteti fitues. Ai për këtë është vërtetë i jashtëzakonshëm, sepse edhe në miqësorenuk do të humbasë e na jep një mentalitet të pabesueshëm".

Portieri, në qendër të merkatos, është ndalur edhe në shpërthimin e Milan pas lockdoën: "Kishim dëshirën të ktheheshim e të merrnim atë që kishim humbur. Shumë pikë të lëna në rrugë: kishim vendosmërinë të rifillonim sepse vlera jonë nuk ishte ajo e mëparshme, por kjo e sotme".

"Piolit do ti jap gjithnjë maksimumin sepse është një person dhe trajner i madh". Të tjera elozhe për teknikun e Milan nga ana e lojtarëve kuqezinj. Këtë herë është Gigio Donnarumma. "Jam i lumtur për atë që po bëjmë në këtë periudhë - ka thënë portieri i Milan - Jemi mirë dhe shpresojmë të arrijmë objektivat bashkë me trajnerin".

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.57

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Belinda Balluku thirret në SPAK e shoqëruar nga avokati

“News 24” raportoi ekskluzivisht tri ditë më parë se SPAK kishte zgjatur afatet e hetimit për ish-zv.kryeministren Belinda Balluku, e cila është nën akuzë për korrupsion, pastrim parash e shkelje barazie në tenderë në vlera miliona euro. Këtë të mërkurë është mësuar se ne adresë të ish-ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë është nisur fletëthirrja ku […]

13:56

Me sytë katër

PAPARAZZI