Flash

Marquez, operacion i detyruar: rrezikon të mbetet 4 javë jashtë

Lapsi.al 20 July 2020
Marquez, operacion i detyruar: rrezikon të mbetet 4 javë jashtë

Një "lëndim i rëndësishëm", por Marc Marquez mund të kthehet në pistë për GP të Republikës Ceke. Doktor Mir, që nesër do të operojë në Barcelonë pilotin spanjoll për të rindërtuar frakturën në krah të shkaktuar nga rrëzimi në Jerez, provon të japë kohët e rikuperimit për kampionin e Hondas. "Objektivi është që ai të kthehet në Brno - ka shpjeguar mjeku, sipas njoftimit të mediave spanjolle - Ky është një lëndim me një shkallë rëndësie e gara e ardhshme në Jerez është e përjashtuar. Nëse nervi nuk është i influencuar, mund të stabilizojmë frakturën e Marquez mund të kthehet më parë".

Mjeku ka bërë të ditur se bëhet fjalë për "një frakturë komplete me një dëmtim të mundshëm të nervit radial". Mir ka besim se nuk do të ketë probleme me nervin në fakt, gjë që në rastin më të keq do të rriste natyrisht zgjatjen e dëmtimit. "Mund të duhen edhe tre apo katër javë" ka shtuar doktori. Do të ishte një goditje e rëndë për Marquez, që do të humbte pothuaj krejtësisht shanset për rikonfirmimin kampion bote, duke konsideruar faktin se edhe Botërori do të jetë më i shkurtër për shkak të pandemisë.

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.57

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI