Flash

Anullohet Topi i Artë 2020, Barcellona provokon CR7: "E dimë kush është më i miri"

Lapsi.al 20 July 2020
Anullohet Topi i Artë 2020, Barcellona provokon CR7: "E dimë kush
France Football ka zyrtarizuar vendimin për të mos dorëzuar Topin e Artë 2020. Asnjë problem për Barcelonën që përmes një tëeet, ka komentuar: "E kuptojmë zgjedhjen. E dimë të gjithë kush është më i miri", duke postuar një foto të Lionel Messi e të trofeve të fituar porej tij në vitet e mëparshme. Èshtë hera e parë që nga 1956, vit kur u krijuar trofeu prestigjioz nga revista France Football, që trofeu nuk do të dorëzohet. Saga e përjetshme mes Pleshtit e Cristiano Ronaldos për 2020 nuk do të ketë një kapitull final, pas vendimit të revistës franceze, por në Katalonjë - edhe me pak provokim - nuk duket se kanë dyshim se kush meritonte të merrte trofeun në këtë sezon. Nga 2008-a deri më sot, fme përjashtim të një ndalese të Luka Modric, gjuetia për Topin e Artë ka qenë një sfidë dyshe mes Lionel Messi e CR7 me argjentinasin përpara me një trofe (6-5). Argjentinasi ka përjetuar një sezon normal në Liga (25 gola e 22 asist) duke i lënë Benzema e Sergio Ramos kopertinat e triumfit të kampionat, ndërsa në Champions League - gjithnjë teatri i përplasjeve të mëdha mes dy fenomenëve e vitrinë për gjithë botën - Messi ka realizuar dy gola. As Kupa e Mbretit nuk shkon tek Barcelona këtë vit dhe është rreziku i një sezoni prej "zeru tituli" si thotë Mourinho.

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI