Flash

Ka një plan për lamtumirën e Thiago Silvas: tifozët e Psg "nën vëzhgim"

Lapsi.al 20 July 2020
Ka një plan për lamtumirën e Thiago Silvas: tifozët e Psg

Tifozët e Psg janë nën vëzhgim të fortë pas mungesës së respektimit të rregullave të distancimit social në rastin e testit kundër Beveren. Kjo do të ndalojë ata sidoqoftë për ti dhënë një përshëndetje të ngrohtë Thiago Silvës. Mbrojtësi qendror brazilian është kapiteni i parisienëve dhe beniamini i tifozëve, pavarësisht se kjo nuk e pengoi drejtorin e përgjithshëm Leonardo, të mos i rinovojë kontratën. Lojtari, që tani ka propozime nga Everton, Fiorentina e disa klube të vendit të tij, në fund ka pranuar të qendrojë dy muaj më shumë për të luajtur në Champions, ndryshe nga sa bëri Edinson Cavani, që u lirua nga kontrata në fund të qershorit.

Thiago Silva pret tashmë aventurën e fundit europiane në Paris, ndërsa miqësorja kundër Celtic Glasgoë, nesër, do të jetë ndeshja e tij e fundit në Parc des Princes. Do të jetë një moment emocionues e për këtë tifozët duan të përshëndesin kapitenin e tyre në mënyrën e duhur duke premtuar "respektim të plotë të rregullave mbi distancimin social". Vetëm 5 mijë prej tyre do të lejohen brenda stadiumit e do të jenë nën vëzhgim, në mënyrë që të mos përsëriten disa lloj skenash.

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.57

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI