Flash

DETAJE TE REJA/ Kush ishte 39-vjeçari që u ekzekutua sot në Elbasan

Lapsi.al 20 July 2020
DETAJE TE REJA/ Kush ishte 39-vjeçari që u ekzekutua sot në

Zbardhen detaje të reja nga ekzekutimi i 39-vjeçarit Emiljano Ramazani, pasditen e sotme në Elbasan. Lapsi.al mëson se babai i 4 vajzave u qëllua me breshëri plumbash në makinën e tij tip Ford Focus në lagjen “28 nëntori” të qytetit. Burime policore thanë se autorët kanë hapur zjarr nga një automjet në lëvizje.

Plumbat i kanë marrë jetën në vend 39-vjeçarit. Pak më vonë, një automjet u gjet i djegur në aksin Elbasan-Peqin në afërsi të fshatit Vidhas. Në mjetin e djegur nga autorët janë gjetur dy armë zjarri kallashniko të cilat dyshohet se janë përdorur në krim. Viktima ishte një emër i njohur për drejtësinë.

Pista e parë është ajo e larjes së hesapeve pasi 39-vjeçari rezulton i skeduar në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike. Ai ishte pronar i një lokali të njohur në Elbasan. Në vitin 2012, Ramazani i njohur edhe me nofkën “Rramani” dhe “Ili” u arrestua së bashku me 5 të tjerë për shitje të kokainës. Edhe në vitin 2017 ai u arrestua për të njëjtën vepër penale.

Këto trafiqe të paligjshme janë edhe pista kryesore e hetimeve. Dyshohet për një prishje të pazareve ose përplasje mes grupeve rivale. Në vendin e krimit shkoi vetë drejtori i Policisë Kriminale Tonin Vocaj. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forca policie të cilat kanë rrethuar zonën përreth dhe kanë vendosur postblloqe në akset kryesore.

Në ndihmë të forcave të policisë së Elbasanit janë angazhuar forcat RENEA dhe të FNSH. Policia ka ngritur pika të shumta kontrolli për identifikimin dhe kapjen e autorëve të krimit. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Lajm i mirë, që nuk ka lajm

Nga Astrit Patozi Sot m'u dukën të gjithë të fituar, ndonëse nuk pati asgjë të re nga fronti i Komitetit Politik, të përforcuar tashmë me pesha të rënda nga ...

19:02

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI