Flash

Ndërpritet pas 3 orësh mbledhja e Këshillit Politik me kërkesë të Ramës, ku qëndrojnë palët

Lapsi.al 20 July 2020
Ndërpritet pas 3 orësh mbledhja e Këshillit Politik me

Pas 3 orësh, mbledhja plot debate e Këshillit Politik për Reformën zgjedhore, është ndërprerë me kërkesë të Edi Ramës.

Asnjë nga palët nuk ka lëvizur nga pozicioni fillestar.

Mësohet se sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi, ka qenë i prerë sa i takon rishikimit të marrëveshjes së 5 qershorit të dakordësuar mes palëve me ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve.

“Kuptuam nga diskutimi i Kryetarit të Partisë Socialiste që qëllimi është të rihapim edhe njëherë diskutimin për përmbajtjen e marrëveshjes së 5 qershorit dhe të bëjnë ndryshime të saj. Drafti i marrëveshjes së 5 qershorit është produkt i një pune të përbashkët 6 mujore, është miratuar dhe nënshkruar me konsensusin e të gjitha palëve, me mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë. Ne i qëndrojmë firmës sonë dhe deklarojmë që nuk mund të rishikohet apo rishkruhet asnjë fjalë ndryshe nga ajo që palët kanë dakordësuar dhe nënshkruar bashkërisht. Çështjet që ju shtruat bien në kundërshtim dhe ndryshojnë marrëveshjen e 5 qershorit dhe prishin dakordësinë që ne kemi arritur aty. (nenet 19 dhe 36 të draftit të nënshtruar në zbatim të marrëveshjes së 5 Qershorit)”, citohet të ketë thënë Bardhi.

Ai gjithashtu ka përmendur faktin se në dokumentin e dakordësuar është qartazi e shkruar se nuk ka konsensus për ndryshimin e sistemit.

“Gjithashtu, në mbledhjet e Këshillit Politik, por edhe gjatë diskutimeve në Rezidencën e Ambasadores së SHBA-së, përfaqësuesi zyrtar i Partisë Socialiste nuk ka dhënë konsensusin për ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe ka dakordësuar se kjo çështje nuk mund të diskutohet tani, por në një fazë më të vonshme. Ky fakt konfirmohet edhe nga përmbajtja e marrëveshjes së 5 Qershorit, ku specifikohet në shënimin nr. 2 që “nuk ka konsensus për ndryshimin e sistemit”. Sipas pikës 12 të marrëveshjes së firmosur më 5 Qershor ‘12. Hyrja në fuqi: ky shënim është i zbatueshëm për zgjedhjet e radhës’”, ka thënë Bardhi.

Pas rreth 3 orësh mbledhja është ndërprerë pasi kryeministri Edi Rama ka kërkuar 10

minuta pushim. Ai ka thënë se janë tre palë në tryezë duke iu referuar opozitës parlamentare që përfaqësohet nga Myslim Murrizi dhe Rudina Hajdari.

“Jemi gjithmonë 3 pole jo dy, është edhe opozita parlamentare. Pse jeni kundër hapjes së listave?”, mësohet se ka thënë Rama.

Të këshilluara

Shpërthim në një makinë në Durrës

Shpërthim me lëndë plasëse në një makinë në Durrës. Sipas burimeve, ngjarja ka ndodhur rreth orës 7 të mëngjesit dhe është dëgjuar nga banorët e lagjes në rrugë...

10:23

Mblidhet sot Këshilli Politik, çfarë pritet

Sot do të mblidhet Këshilli Politik, ku palët do të ulen sërish përballë njëra-tjetrës për të diskutuar propozimet e opozitës parlamentare të mbështetura nga ma...

09:14

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI