Flash

Basha në Kosovë, e nis turin e takimeve me kryeministrin Avdullah Hoti

Lapsi.al 20 July 2020
Basha në Kosovë, e nis turin e takimeve me kryeministrin Avdullah Hoti

Ashtu siç ishte lajmëruar, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ndodhet për një vizitë zyrtare në Kosovë.

Mësohet se në orën 11:00 lideri i opozitës do të takohet me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti në selinë e qeverisë në Prishtinë. Pas takimi Basha dhe Hoti do të kenë një komunikim me median.

AXHENDA

Ora 11.00- Takim me Kryeministrin Avdullah Hoti

VENDI: Kryeministria

Ora 12.00 -Takim me Presidentin Hashim Thaçi

VENDI: Presidencë

Ora 13.00- Takim/drekë pune me Kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurtin

Ora 15.00- Takim me Kryetaren e Kuvendit Vjosa Osmani

VENDI: Zyra e Kryetarit të Kuvendit

Ora 16.00- Takim me Ramush Haradinaj, Kryetari i AAK

VENDI: Selia e AAK

Ora 17.00 – Takim me Fatmir Limaj, Kryetari i Partisë Nisma për Kosovën

VENDI: Selia e Nismës

Ora 17:45 – Takim me drejtuesit e LDK-së VENDI: Selia e LDK

Ora 18:30 – Takim me drejtuesit e PDK-së VENDI: Selia e PDK

Të martën, Kryetari i Partisë Demokratike do të takohet me Kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, dhe me Kryetarin e Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri.

Gjithashtu, Basha do të zhvillojë homazhe pranë varrit të Presidentit Ibrahim Rugova, varrit të Isa Boletinit në Boletin, si dhe do të zhvillojë homazhe te Memoriali i Jasharëve në Prekaz.

Në vizitën në Kosovë, Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është shoqeruart nga Edi Paloka, Nënkryetar i PD, Besnik Mustafa, ish-ministër i Jashtëm dhe Kryetar i Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë, Kreshnik Collaku, anëtar i Kryesisë së PDSH, Arben Cejku, ish-ambasador dhe drejtues i Qëndrës Shqiptare për Mirëqeverisje.

Të këshilluara

Shpërthim në një makinë në Durrës

Shpërthim me lëndë plasëse në një makinë në Durrës. Sipas burimeve, ngjarja ka ndodhur rreth orës 7 të mëngjesit dhe është dëgjuar nga banorët e lagjes në rrugë...

10:23

Mblidhet sot Këshilli Politik, çfarë pritet

Sot do të mblidhet Këshilli Politik, ku palët do të ulen sërish përballë njëra-tjetrës për të diskutuar propozimet e opozitës parlamentare të mbështetura nga ma...

09:14

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI