Flash

“Shqipëria po infekton Toskanën”/ Guverantori italian kërkon bllokim total të fluturimeve

Lapsi.al 19 July 2020
“Shqipëria po infekton Toskanën”/ Guverantori italian

Frika e një vale të re të infektimeve me koronavirus në rajonin e Toskanës ka bërë që guvernatori Enrico Rossi t’i kërkojë qeverisë një ndërhyrje të menjëhershme për të bllokuar hyrjen e të huajve në vend. Frika është rritur pasi orët e fundit në këtë rajon janë identifikuar 16 raste të reja nga të cilët 13 ishin të sapokthyer nga Tirana dhe 1 nga Ekuadori.

"Qeveria duhet të ndërhyjë: në veçanti ministria e Brendshme dhe ajo e Shëndetësisë", - kërkon urgjentisht Rossi duke sjellë në vëmendje udhëtimet nga aeroportet e Pizës dhe Firencës.

"Nëse gjurmimi i pasagjerëve dhe mbikëqyrja aktive e tyre nuk është e mundur, ka vetëm një mundësi: bllokimin e fluturimeve direkte", - kërcënon guvernatori i Toskanës. Ai thotë se duhet një përgjigje kombëtare për këtë çështje për fluturimet që vijnë edhe nga Bangladeshi, Kosova, Mali i Zi dhe Serbia.

Rossi tha se ka kontaktuar menjëherë konsullatat e Perusë, Bangladeshit dhe Shqipërisë. Ai u ka kërkuar që udhëtarët që vijnë nga këto vende të karantinoren për 14 ditë pas hyrjes në Itali. Toscana ka vendosur pikat e pritjes dhe kontrollit për të gjithë udhëtarët që vijnë nga vendet jashtë BE-së në aeroportet e Pizës dhe Firencës. Në këto qendra do të jetë e mundur të kryhen testet shëndetësore të nevojshme për të parandaluar një infeksion të mundshëm nga Covid-19. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Tjetër viktimë nga Covid 19

Ministria e Shëndetësisë raporton se gjatë 24 orëve të fundit është shënuar edhe një viktimë nga koronavirusi. Nga njoftimi:  Në 24 orët e fundit, nuk e k...

16:09

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Apeli liron nga arresti Klevi Metajn

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj 22-vjeçarit Klevi Metaj, nga Gjirokastra, d...

15:26

Me sytë katër

PAPARAZZI