Flash

Denoncimi/ Veliaj po zëvendëson mermerin me pllaka tualeti në fasadën e Ministrisë së Drejtësisë (FOTO)

Lapsi.al 19 July 2020
Denoncimi/ Veliaj po zëvendëson mermerin me pllaka tualeti në

Zëdhënësja e Partisë Demokratike Ina Zhupa akuzon kryetarin e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj se në bashkëpunim me kompaninë “Fusha shpk” kanë vendosur të shkatërrojnë fasadën e Ministrisë së Drejtësisë duke hequr mermerin dhe për ta zëvendësuar atë më pllaka pa cilësi.

"Fasada e ministrisë ishte tejet e rregullt, cilësore edhe e pa dëmtuar, bërë me pllaka të mëdha mermeri, por Veliaj vendosi që Fusha shpk duhet të merrte paratë e qytetarëve të Tiranës për të prishur edhe ribërë fasadës e ministrisë së drejtësisë. Pllakat e padëmtuara të mermerit të shkatërroheshin dhe të vihen pllaka tualeti sipas projektit të Veliaj-Fushës” – thotë Zhupa e cila nënvizon se zyrtarët e ministrisë së Drejtësisë kanë qenë kundër këtij veprimi.

“Siç mund ta shikoni edhe nga prezenca e shtuar e policive, vetë zyrtarët e Ministrisë së drejtësisë nuk kanë qenë dakord që të kryhej një ndërhyrje e tillë e panevojshme dhe penguese e kotë në punën e tyre të përditshme. Mirëpo “betejën” institucionale e fiton Veliaj, kryebetonieri, pinjolli i oligarkëve të ndërtimit duke shpërdoruar paratë e qytetarëve të Tiranës.

"Këto para mund të ishin përdorur në dobi të banorëve apo për të ndihmuar biznesin e zonës që i ka paralizuar punët prej muajsh për një projekt milioner të Fusha shpk dhe Veliajt. Por jo, videot e propagandës duan një fasadë të re me paratë tona” – shkruan zëdhënësja e PD-së. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Tjetër viktimë nga Covid 19

Ministria e Shëndetësisë raporton se gjatë 24 orëve të fundit është shënuar edhe një viktimë nga koronavirusi. Nga njoftimi:  Në 24 orët e fundit, nuk e k...

16:09

82 raste të reja me koronavirus në vend

Në 24 orët e fundit janë zbuluar 82 raste të reja me koronavirus në vend. Nga njoftimi:  Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 331 testime për të dyshuar të...

16:03

Rikthehet Covid-19 në fasoneritë e Beratit

Covid-19 ka regjistruar edhe 2 raste të reja "pozitive" në qarkun e Beratit. Raste që nuk janë kontakte të rasteve të mëparshme por që nuk dihen ende se ku janë...

14:52

Zjarr i madh në Milot, rrezikohen banesat

Një zjarr i madh ka përfshirë kurorën e gjelbërt në qytetin e Milotit në Kurbin. Zjarri është përhapur me shpejtësi, duke rrezikuar dhe banesat aty pranë. ...

12:42

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Apeli liron nga arresti Klevi Metajn

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj 22-vjeçarit Klevi Metaj, nga Gjirokastra, d...

15:26

Me sytë katër

PAPARAZZI