Flash

Rikthehet Covid-19 në fasoneritë e Beratit

Lapsi.al 19 July 2020
Rikthehet Covid-19 në fasoneritë e Beratit

Covid-19 ka regjistruar edhe 2 raste të reja "pozitive" në qarkun e Beratit. Raste që nuk janë kontakte të rasteve të mëparshme por që nuk dihen ende se ku janë infektuar.

Një nga rastet e konfirmuara me Covid-19 është një grua 46-vjeçe,punonjëse në fasonerinë "Center Albania" në Berat. 46-vjeçarja është nga qyteti i Kuçovës dhe infektimi i saj ka vënë në alarm të gjithë punonjësit e fasonerisë, ku kontaktet e afërta të gruas janë karantinuar dhe janë në pritje të kryerjes së tamponëve.

Edhe një pensionist 74-vjeç nga lagjia "Çlirim" në qytetin e Beratit ka rezultuar i prekur me Covid-19 por ende nuk dihet se ku dhe nga kush është infektuar. 74-vjeçari kishte 5-ditë i shtruar në Repartin e Karantinës në Spitalin Rajonal të Beratit, ku ishte në pritje të përgjigjes së analizave të tamponit që kishte bërë pas shfaqjes së shenjave të infektimit.

Mjekët epidemiologë në Berat bëjnë me dije se, po hetojnë personat e kontaktit të dy rasteve të reja,të konfirmuara "pozitivë" në Berat e Kuçovë, ndërkohë që konfirmojnë gjithashtu se ka mungesë të theksuar tamponesh.

Sipas mjekëve,mungesa e tamponëve ka ulur në masë identifikimin e rasteve të reja dhe personave të kontaktit me rastet e mëparshme dhe njëkohësisht ka penguar edhe proçesin e analizimit për herë të dytë të rasteve që rezultojnë ende "pozitivë" në statistikat e Ministrisë së Shëndetësisë,edhe pse janë infektuar një muaj më parë dhe mund të jenë shëruar.

Të këshilluara

Zjarr i madh në Milot, rrezikohen banesat

Një zjarr i madh ka përfshirë kurorën e gjelbërt në qytetin e Milotit në Kurbin. Zjarri është përhapur me shpejtësi, duke rrezikuar dhe banesat aty pranë. ...

12:42

Can Yaman shpallet aktori më i pashëm turk

Sipas një sondazhi të zhvilluar online se kush është aktori më i pashëm turk,Can Yaman zuri vendin e pare. Me 27 mijë vota, aktori U cilësua si më i bukri ndëer...

11:53

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Apeli liron nga arresti Klevi Metajn

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj 22-vjeçarit Klevi Metaj, nga Gjirokastra, d...

15:26

Me sytë katër

PAPARAZZI