Flash

Krahas Genc Rulit, rikthehet edhe Besnik Mustafaj me detyrë në PD

Lapsi.al 19 July 2020
Krahas Genc Rulit, rikthehet edhe Besnik Mustafaj me detyrë në PD

Besnik Mustafaj do të jetë një nga anëtarët e komisionit përzgjedhjes te kandidaturave për deputetë në PD.

Burime nga selia e demokrateve bëjnë me dije se veç Genc Rulit qe u lançua pak ditë me pare ne media si një tjetër pjesëtar i këtij komisioni, edhe ish ministri i jashtëm do ti bashkohet grupit te personaliteteve qe do përzgjedhin mes kandidaturave qe kane propozuar strukturat e bazës së demokrateve.

Ndërkohë korriku i nxehtë dhe me zhvillimet e tjera politike nuk e kanë ndalur procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë.

Sipas Abc News, aza e parë e procesit ku janë përfshire mijëra anëtarë të PD është përmbyllur plotësisht në 85% të degëve, duke përfshirë edhe degët me numër të lartë të anëtarëve si Tirana, Durrësi, Elbasani, Shkodra, Vlora, Lezha, etj

Burime thonë se janë propozuar një numri i madh kandidatesh ku mes tyre ka edhe personalitete nga jashtë strukturës së partisë, kryesisht nga bota akademike dhe shoqëria civile.

Kjo procedure do te vijoje me verifikimin e kandidateve  të propozuar qe do të behet nga Komisioni i Verifikimit te Kandidaturave që do të ngrihet se shpejti.

Deri me sot abcnews.al ka raportuar e para  se mes emrave te mundshëm në këtë komision do jete  Genc Ruli dhe tashme edhe Besnik Mustafaj.

Përzgjedhja e kandidaturave do të vazhdojë gjatë muajit gusht, krahas përgatitjeve për programin dhe organizimin zgjedhor të PD. Prej javësh partia më e madhe e opozitës ka ndezur motorët e fushatës ku për herë të parë në historinë e partive politike në Shqipëri propozimin dhe përzgjedhja e kandidatëve për deputet bëhet nga anëtarësia e partisë.

Të këshilluara

Zjarr i madh në Milot, rrezikohen banesat

Një zjarr i madh ka përfshirë kurorën e gjelbërt në qytetin e Milotit në Kurbin. Zjarri është përhapur me shpejtësi, duke rrezikuar dhe banesat aty pranë. ...

12:42

Can Yaman shpallet aktori më i pashëm turk

Sipas një sondazhi të zhvilluar online se kush është aktori më i pashëm turk,Can Yaman zuri vendin e pare. Me 27 mijë vota, aktori U cilësua si më i bukri ndëer...

11:53

Aksident fatal në aksin Rrogozhinë-Lushnje

Pas aksidentit të trefishtë në Elbasan, ku mbeti i plagosur drejtuesi i një motori, një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur para pak minutash në...

19:29

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Apeli liron nga arresti Klevi Metajn

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj 22-vjeçarit Klevi Metaj, nga Gjirokastra, d...

15:26

Me sytë katër

PAPARAZZI