Flash

Kultivuan kanabis, shpallen 3 në kërkim. Procedohet administatori dhe kryeplaku i fshatit në Dibër

Lapsi.al 18 July 2020
Kultivuan kanabis, shpallen 3 në kërkim. Procedohet administatori dhe

Vijon kontrolli i territorit, me grup kontrolli nga toka dhe me dronë e helikopterin e Policisë nga ajri. Forcat e policisë kanë konstatuar të kultivuara në një zonë të pyllëzuar të fshatit Soricë, Zall Dardhë, bimë të dyshuara cannabis sativa. Janë shpallur në kërkim tre autorët e dyshuar, si dhe janë proceduar penalisht administratori i Njësisë Administrative Zall Dardhë dhe kryeplaku i fshatit Soricë, për shpërdorim detyre.

”Në përfundim të veprimeve të para hetimore, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Dibër u identifikuan dhe u shpallën në kërkim autorët e dyshuar, shtetasit A. C. dhe A. C., banues në fshatin Soricë dhe XH. P., banues në Nikël, Krujë. Po në vijim të veprimeve janë proceduar penalisht në gjendje të lirë shtetasit B. N., me detyrë kryeplak i fshatit Soricë dhe A. K., me detyrë administrator i Njësisë Administrative Zall Dardhë, pasi dyshohet se kanë konsumuar elementë të veprës penale “Shpërdorim detyre”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Aksident fatal në aksin Rrogozhinë-Lushnje

Pas aksidentit të trefishtë në Elbasan, ku mbeti i plagosur drejtuesi i një motori, një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur para pak minutash në...

19:29

Koliqi dhe Camaj vs çmitizuesit

Nga Besnik Mustafaj/Javët e fundit ka dalë në qendër të vëmendjes së opinionit tonë publik një debat lidhur me jetën ekstraletrare të dy prej personaliteteve më...

13:43

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Apeli liron nga arresti Klevi Metajn

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj 22-vjeçarit Klevi Metaj, nga Gjirokastra, d...

15:26

Me sytë katër

PAPARAZZI