Flash

U godit me thikë nga fqinji, vdes në spital 46-vjeçari nga Patosi

Lapsi.al 18 July 2020
U godit me thikë nga fqinji, vdes në spital 46-vjeçari nga

Ndërron jetë në spitalin e Fierit 46-vjeçari, Përparim Seiti, i cili u plagos në orët e mesditës së sotme me thikë nga një 31 vjeçar. Ai ju nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale dhe pavarësisht përpjekjes së bluzave të bardha nuk ka arritur të mbijetojë.

Policia njoftoi më herët se ka arrestuar autorin e dyshuar të plagosjes, shtetasin Alionid Sali.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Kasnicë në Patos, ku 31 vjeçari për motive të dobëta ka goditur me thikë 46-vjeçarin Seiti. Mësohet se autori dhe viktima ishin fqinjë me njëri-tjetrin por nuk flisnin.

Pas kryerjes së veprës penale, 31-vjeçari u largua nga vendngjarja me mjetin e tij tip “Benz” por falë veprimeve të shpejta hetimore dhe operative të punonjësve të policisë, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i autorit të dyshuar në fshatin Drizarë, Mallakastër.

U sekuestrua në cilësinë e provës materiale arma e ftohtë(thikë) dhe automjeti me të cilin u largua autori.

Të këshilluara

Koliqi dhe Camaj vs çmitizuesit

Nga Besnik Mustafaj/Javët e fundit ka dalë në qendër të vëmendjes së opinionit tonë publik një debat lidhur me jetën ekstraletrare të dy prej personaliteteve më...

13:43

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Apeli liron nga arresti Klevi Metajn

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj 22-vjeçarit Klevi Metaj, nga Gjirokastra, d...

15:26

Me sytë katër

PAPARAZZI