Flash

Fotot e parcelave me kanabis, reagon Policia e Shtetit: PD mashtron, sulm demotivues

Lapsi.al 18 July 2020
Fotot e parcelave me kanabis, reagon Policia e Shtetit: PD mashtron, sulm

Policia e Shtetit shpreh keqardhje për deklaratën e PD-së lidhur me situatën e parandalimit e luftën kundër kultivimit të kanabisit.

Në një deklaratë për mediat, policia thotë se çdo rast i tentativës për kultivim që është konstatuar është goditur dhe personat përgjegjës janë dërguar para drejtësisë.

Rasti më i fundit, sipas policisëi, ishte në Zall Dardhë të Dibrës, ku u procedua penalisht kryetari i Njësisë Administrative, kryeplaku i fshatit dhe u shpallën në kërkim 3 autorë të dyshuar.

“Foton e këtij rasti PD e serviri për publikun si rast në qarkun e Vlorës, ndërsa një foto tjetër si rast në Kukës, e cila në fakt daton disa vite më parë (viti 2016)” deklaron policia e Shtetit.

“Lufta kundër parandalimit dhe goditjes së veprimtarisë kriminale të kultivimit dhe trafikimit të kanabist po ashpërsohet përditë e më shumë nga strukturat e Policisë së Shtetit, luftë kjo e nisur që prej fillimit të vitit me masat parandaluese, sensibilizuese dhe vijon me masat goditëse, jo vetëm ndaj atyre që tentojnë të kultivojnë apo të trafikojnë kanabisin, por edhe ndaj zyrtarëve, të cilët ligji i ngarkon me përgjegjësi.

Çdo ditë, mbi 125 grupe kontrolli, 30 dronë dhe helikopteri i Policisë po ushtrojnë kontrolle të pandërprera në të gjithë territorin. Falë bashkëpunimit me partnerët vijon monitorimi nga ajri me avion special nga Guardia di Finanza” vijon më tej deklarata.

Policia nënvizon se dhjetëra zyrtarë lokalë e të administratës, që ligji i ngarkon me përgjegjësi për të bashkëpunuar me Policinë për parandalimin e kultivimit të kanabisit, janë proceduar dhe arrestuar, sikundër jo të pakta janë rastet kur punonjës policie i janë nështruar hetimit disiplinor apo procedimit penal.

“Janë dhjetëra persona të arrestuar e proceduar si autorë e përkrahës të krimit në tentativën për të kultivuar apo trafikuar kanabis dhe të gjitha këto tregojnë se Policia e Shtetit është tërësisht e angazhuar dhe e vendosur për ta luftuar deri në fund këtë veprimtari kriminale”.

Në deklaratë theksohet se është demotivuese për forcat e Policisë e në dëm të interesave të vendit, sulmi që po bën PD ndaj punës së Policisë së Shtetit.

“Ky angazhim është vlerësuar dhe përkrahur nga partnerët, të vendosur përditë krah tyre në operacione të përbashkëta. Policia e Shtetit do të vijojë luftën pa kompromis ndaj krimit të organizuar dhe paligjshmërisë në përgjithësi dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast paligjshmërie në numrin 112 apo Komisariatin Dixhital, duke garantuar anonimat, reagim të shpejtë, profesional e të panashëm”.

Të këshilluara

Koliqi dhe Camaj vs çmitizuesit

Nga Besnik Mustafaj/Javët e fundit ka dalë në qendër të vëmendjes së opinionit tonë publik një debat lidhur me jetën ekstraletrare të dy prej personaliteteve më...

13:43

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI