Flash

“Shqiptarët të fundit në rajon për pagat”, reagon Basha

Lapsi.al 19 July 2020
“Shqiptarët të fundit në rajon për pagat”,

Lulzim Basha deklaron se renditja e shqiptarëve të fundit në rajon për pagat në sektorin publik dhe privat, është pasojë e taksës progresive dhe një nga dështimet më të mëdha të kësaj qeverie.

Në një postim në “Facebook”, Basha premton rritje të të ardhurave të shqiptarëve duke iu lehtësuar barrën e detyrimeve dhe taksave.

“Sipas studimit më të fundit, me qeverinë e Ramës shqiptarët kanë mbetur të fundit në rajon edhe për pagat në sektorin publik dhe privat. Këto janë pasojat katastrofike të taksës progresive dhe një nga dështimet më të mëdha të kësaj qeverie që punon vetëm për një grusht oligarkësh.

Shqiptarët meritojnë punë dhe mirëqenie dhe ne do t’i rrisim të ardhurat e tyre duke jua lehtësuar barrën e detyrimeve dhe taksave. Taksa e sheshtë prej 9% do të jetë më e ulëta në rajon prej të cilës do përfitojnë të gjithë të punësuarit dhe vetëpunësuarit në vendin tonë. #ditëmëtëmira”, shkruan kreu i PD.

Basha Fb

Të këshilluara

Aksident fatal në aksin Rrogozhinë-Lushnje

Pas aksidentit të trefishtë në Elbasan, ku mbeti i plagosur drejtuesi i një motori, një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur para pak minutash në...

19:29

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Apeli liron nga arresti Klevi Metajn

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj 22-vjeçarit Klevi Metaj, nga Gjirokastra, d...

15:26

Me sytë katër

PAPARAZZI