Flash

Zbulohet axhenda e vizitës 2-ditore të Bashës në Kosovë

Lapsi.al 19 July 2020
Zbulohet axhenda e vizitës 2-ditore të Bashës në Kosovë

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha do të zhvillojë prej së hënës një vizitë 2-ditore në Kosovë, me ftesë të Kryeministrit të Kosovës Avdullah Hoti. Basha do të takohet me drejtuesit më të lartë të shtetit dhe politikës së Kosovës.

Burime të lapsi.al thanë se të hënën më 20 Korrik 2020 Basha do të takohet në ora 11.00 me Kryeministrin Avdullah Hoti në selinë e qeverisë. Një orë më pas, në 12.00 Basha do të takohet me Presidentin Hashim Thaçi në zyrën e këtij të fundit.

Në ora 13.00 ai do të ketë një drekë pune me Kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti dhe në ora 15.00 do të pritet nga Kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani.

Në orën 16.00 Basha do të takohet me Kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj në selinë e këtij të fundit. Një orë më pas kreu i PD-së do të pritet nga Fatmir Limaj, Kryetari i Partisë Nisma për Kosovën.

Takimet e fundit të Bashës për të hënën do të jenë në ora 17:45 me drejtuesit e LDK-së dhe në ora 18:30 me drejtuesit e PDK-së.

Të martën, Kryetari i Partisë Demokratike do të takohet me Kryetarin e Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti dhe me Kryetarin e Komunës së Mitrovicës Agim Bahtiri. Basha do të zhvillojë homazhe pranë varrit të Presidentit Ibrahim Rugova, varrit të Isa Boletinit në Boletin, si dhe do të zhvillojë homazhe te Memoriali i Jasharëve në Prekaz.

Të njëjtat burime thanë se Basha do të shoqërohet nga nënkryetari i PD-së Edi Paloka, Besnik Mustafa, ish Ministër i Jashtëm dhe Kryetar i Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë, Kreshnik Collaku, anëtar i Kryesisë së PDSH dhe Arben Cejku, ish ambasador dhe drejtues i Qëndrës Shqiptare për Mirëqeverisje. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Tjetër viktimë nga Covid 19

Ministria e Shëndetësisë raporton se gjatë 24 orëve të fundit është shënuar edhe një viktimë nga koronavirusi. Nga njoftimi:  Në 24 orët e fundit, nuk e k...

16:09

82 raste të reja me koronavirus në vend

Në 24 orët e fundit janë zbuluar 82 raste të reja me koronavirus në vend. Nga njoftimi:  Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 331 testime për të dyshuar të...

16:03

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI