Flash

“Zëri i Amerikës”: Nesër Këshilli Politik, por takimet e të mëdhenjve shihen me dyshim në Tiranë

Lapsi.al 19 July 2020
“Zëri i Amerikës”: Nesër Këshilli Politik, por

Forcat kryesore politike pritet të takohen sërish në Këshillin Politik për reformën zgjedhore 45 ditë pasi arritën më 5 qershor një marrëveshje mbi përmirësimin e proceseve zgjedhore.

Një muaj e gjysmë pasi marrëveshja e dakordësuar me ndërmjetësimin e diplomatëve amerikanë, europianë dhe britanikë ende nuk është miratuar në parlament, nga diskutimet e të hënës mund të hapet një kapitull i ri, apo mund të rihapen debate, që të vihen në dyshim pikat e marrëveshjes së 5 qershorit.

Përfaqësuesit e institucioneve ndërkombëtare janë shprehur se marrëveshja e 5 qershorit duhet miratuar pa ndryshime, ndërsa për amendamente kushtetuese nuk ka më kohë të mjaftueshme për konsultime gjithëpërfshirëse.

Shumica ka deklaruar se është gati t’i miratojë në parlament edhe marrëveshjen e 5 qershorit me opozitën jashtëparlamentare edhe ndryshimet kushtetuese që kërkoi opozita brenda parlamentare për listat e hapura në zgjedhje.

Ishte Presidenti i Republikës Ilir Meta ai që ftoi në një takim kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha për të diskutuar mundësinë e rimbledhjes së Këshillit Politik, ku u arrit marrëveshja e 5 qershorit, për të diskutuar tema që lidhen me zgjedhjet.

Ideja u prit me entuziazëm nga kryeministri Edi Rama, i cili deklaroi publikisht se ishte gati qysh të hënën të shkonte në Këshillin Politik për të bindur opozitën mbi dobinë që nisma kushtetuese ka për Shqipërinë dhe do të ishte akoma më mirë nëse do të vinin edhe presidenti Meta edhe kryetari i Partisë Demokratike Basha.

Por opozita e bashkuar deklaroi pas reagimit të zotit Rama se ishte e gatshme të vazhdojë diskutimin dhe punën në Këshillin Politik për çdo temë dhe çështje që lidhet me zgjedhjet, por pa penguar apo vonuar miratimin pa ndryshime, sa më parë të dakordësisë së 5 Qershorit.

“Ndryshimet kushtetuese, të hartuara në mënyrë të njëanshme nga Partia Socialiste, jashtë Këshillit Politik dhe pas Dakordësisë së 5 Qershorit, prishin marrëveshjen e arritur mes palëve” - thuhet në deklaratën e opozitës.

Sipas këtyre marrëveshjeve, thotë opozita, çështjet e dakordësuara në 5 Qershor duhet të aprovohen pa asnjë ndryshim dhe pa vonesa të mëtejshme për të mundësuar zbatimin e dispozitave të reja zgjedhore, duke përfshirë ngritjen e KQZ së re dhe fillimin nga puna për zbatimin e identifikimit biometrik të zgjedhësve.

Takimet mes drejtuesve kryesorë të dy partive më të mëdha politike janë parë shpesh me dyshim në arenën politike të Tiranës si të dëmshme për partitë më të vogla dhe për cilësinë e demokracisë shqiptare në tërësi.

Humbja e ndjeshme e kohës është një tjetër problem shqetësues për vëzhguesit vendas dhe ata ndërkombëtarë. Grindjet politike i shtyjnë zgjidhjet e problemeve deri në ditën e fundit, ku pastaj kërkohet mirëkuptim me nxitim nën presionin e afateve ligjore.

Partitë kryesore arritën një marrëveshje në janar se reformën zgjedhore do ta përfundonin brenda muajit mars, pastaj ranë dakord që do ta kryenin brenda muajit maj.

Dhe tani 45 ditë pasi kanë arritur marrëveshjen 5 qershorit me shtytjen e pazakontë të diplomatëve perëndimorë, mund të humbin sërish kohë duke rindezur debatet në mbledhjen e të hënës, ku përballë numrit 1 socialistëve është njoftuar se do të jetë numri 2 i demokratëve.

Të këshilluara

Tjetër viktimë nga Covid 19

Ministria e Shëndetësisë raporton se gjatë 24 orëve të fundit është shënuar edhe një viktimë nga koronavirusi. Nga njoftimi:  Në 24 orët e fundit, nuk e k...

16:09

82 raste të reja me koronavirus në vend

Në 24 orët e fundit janë zbuluar 82 raste të reja me koronavirus në vend. Nga njoftimi:  Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 331 testime për të dyshuar të...

16:03

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Apeli liron nga arresti Klevi Metajn

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj 22-vjeçarit Klevi Metaj, nga Gjirokastra, d...

15:26

Me sytë katër

PAPARAZZI