Flash

SHBA thirrje BE-së: Liberalizoni vizat me Kosovën

Lapsi.al 20 July 2020
SHBA thirrje BE-së: Liberalizoni vizat me Kosovën

Komiteti për Punë të Jashtme i Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA, i bëri thirrje Këshillit të Bashkimit Evropian, që të përmbushë premtimin ndaj Kosovës, duke i siguruar liberalizimin e vizave.

Komiteti, përmes një postimi në rrjetin social Twitter rikujtoi se vendimi i Komisionit Evropian për Kosovën, ku thuhej se janë plotësuar kushtet për liberalizimin e vizave, është marrë dy vjet më parë. Thirrjet drejtuar BE-së për të liberalizuar vizat me Kosovën, janë shtuar nga ana e Shteteve të Bashkuara. Më herët edhe i dërguari i posaçëm i Shtëpisë së Bardhë për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, i pati bërë thirrje BE-së të liberalizojë vizat me Kosovës.

Komisioni Evropian dhe Parlamenti Evropian kishin konfirmuar se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizim vizash. Por, çështja ka ngecur në Këshillin e BE-së ku disa shtete të rëndësishme nuk janë pajtuar që të liberalizohen vizat për Kosovën. Edhe brenda institucioneve të BE-së është rritur presioni në drejtim të Këshillit të BE-së. Dhjetëra eurodeputetë përmes një letre kanë kërkuar nga kancelarja gjermane, Angela Merkel, të vendosë në agjendë të Këshillit çështjen e libëralizimit të vizave për Kosovën.

Më shumë se 40 deputetë të Parlamentit Evropian u kanë shkruar letra edhe presidentit të Francës, Emanuel Macron dhe kryeministrit të Holandës, Mark Rutte, përmes së cilave kërkojnë që BE-ja të liberalizojë vizat me Kosovën. Këta dy liderë të vendeve anëtare të BE-së, konsiderohen si kundërshtarët më të fuqishëm të liberalizimit të vizave me Kosovës, sepse vendet e tyre nuk e kanë mbështetur një vendim të tillë në Këshillin e BE-së.

Për ish-diplomatin gjerman, Wolfgang Ischinger, çështja e liberalizimit të vizave me Kosovës është një premtim i paplotësuar i BE-së. “Liberalizimi i vizave për të gjithë qytetarët e Kosovës është një premtim i paplotësuar i BE-së. Vonesë e gjatë – besueshmëria e BE-së është në diskutim”, ka shkruar Ischinger në Twitter.

Të këshilluara

Shpërthim në një makinë në Durrës

Shpërthim me lëndë plasëse në një makinë në Durrës. Sipas burimeve, ngjarja ka ndodhur rreth orës 7 të mëngjesit dhe është dëgjuar nga banorët e lagjes në rrugë...

10:23

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI