Flash

Të dënuar për vrasje e shitblerje armësh, kush janë shqiptarët e ekstraduar sot nga Belgjika e Italia

Lapsi.al 20 July 2020
Të dënuar për vrasje e shitblerje armësh, kush janë

Tre të dënuar shqiptar janë ekstraduar sot nga Belgjika dhe Italia, drejt vendit tonë.

Bëhet fjalë për shtetasin Gjon Menga, 56 vjeç, lindur në Mamurras, Kurbin. Menga ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin e ka dënuar me 25 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese” dhe “Armëmbajtja pa leje”. Ky shtetas, në vitin 2004, ka vrarë me armë zjarri shtetasin L. S. dhe ka plagosur katër persona të tjerë.

Po ashtu nga Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Belgjika drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar Luigj Dema, 26 vjeç, lindur në Tiranë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 19 muaj e 4 ditë burg, për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, shitja apo blerja e armëve të ftohta”.

Gjithashtu, nga Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Roma, Itali, drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar Manol Begaj alias Martin Begaj, 41 vjeç, lindur në Samatice, Berat. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Apelit Durrës ka rrëzuar vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë për lirimin me kusht të këtij shtetasi, duke urdhëruar vuajtjen e dënimit të mbetur, 1 vit, 1 muaj e 15 ditë burgim, për veprën penale ‘Vrasja me paramendim’. Shtetasi Menol Begaj ka vrarë me armë zjarri në qytetin e Beratit, shtetasin B. C.

Të këshilluara

Shpërthim në një makinë në Durrës

Shpërthim me lëndë plasëse në një makinë në Durrës. Sipas burimeve, ngjarja ka ndodhur rreth orës 7 të mëngjesit dhe është dëgjuar nga banorët e lagjes në rrugë...

10:23

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI