Flash

Le Monde: Hashim Thaçi, nga mik i Perëndimit në kriminel lufte

Një analizë retrospektive mbi rrugëtimin e Hashim Thaçit, nga figura kyçe e luftës në Kosovë dhe partneri i preferuar i Perëndimit, deri në përballjen me akuzat e rënda për krime lufte dhe krim të organizuar, duke nxjerrë në pah dilemat dhe hipokrizinë e politikës ndërkombëtare përballë drejtësisë.

20:15

Lajm i mirë, që nuk ka lajm

Lapsi.al 20 July 2020
Lajm i mirë, që nuk ka lajm

Nga Astrit Patozi

Sot m'u dukën të gjithë të fituar, ndonëse nuk pati asgjë të re nga fronti i Komitetit Politik, të përforcuar tashmë me pesha të rënda nga të dy palët.

Zoti Luli Basha u shfaq i qeshur nga Kosova, me shumë gjasa duke iu gëzuar faktit që e kishte detyruar Edi Ramën të pranonte pa bërë buzë autoritetin e fortë të Gaz Bardhit. Dhe kjo është një shenjë e qartë se fitorja e tij është e sigurt. Madje ajo shkon përtej, sepse është edhe një konfirmim i asaj historisë me lajmësa të Edi Ramës, që njëri të bëhej kryeministër dhe tjetri president, por që ai nuk e kishte pranuar.

I vetmi problem këtu duket se është Ilir Meta, i cili nuk figuron fare çfarë roli do të ketë në Shqipërinë e Re, por këtë çështje mbase do ta zgjidhë Komiteti i ardhshëm Politik, atë ditë që të mbarojnë zgjedhjet dhe Edi Rama të pranojë humbjen e padiskutueshme duke i dhënë dorën Gaz Bardhit.

Edhe zoti Edi Rama nuk tregonte të ishte i mërzitur pas takimit. Madje u duk sikur e kishte pranuar me qejf uljen e nivelit të përfaqësimit nga kundërshtarët, ndoshta edhe ngaqë e di se i ka ca probleme me do udhëheqës në Kosovë, të cilat mbase i zgjidh Luli si kryeministër në ardhje që është.

Tek e fundit, kur vjen fjala për shqiptarinë, të gjithë kanë treguar se hapin rrugë. Dhe ky rast nuk ka pse të jetë përjashtim nga rregulli. Ndërkohë, dukej hashiqare se ai ndjehej i gëzuar që e kishte shtyrë edhe një ditë tjetër drejt 30 korrikut, pa e ndryshuar aspak vendimin për hapjen e listave, por pa ua thënë fjalën e keqe atyre, që nuk e duan fare atë gjë.

Edhe Myslim Murrizi besoj se është ndjerë njësoj i lumtur si në ditën, kur hapja e listave u pranua për herë të parë si mundësi për t'u shqyrtuar nga Partia Socialiste. Edhe pse do të ketë vuajtur shumë, duke i përgjuar se mos i kap në flagrancë duke flirtuar gjatë mbledhjes, ngaqë mund të ketë marrë tmerr nga 17 maji e tre vjetëve më parë.

Por, për sa kohë që nuk ka parë gjë me sy dhe nuk ka prova për një mëkatim të fshehtë, nuk i takon të akuzojë njeri për një pazar tjetër. Nëse do të ketë, është ngjarje e sigurt se do të dalë i pari ta festojë Edi Rama dhe atëherë nuk do të ketë më në krah Gaz Bardhin, por vetë zotin Luli Basha. Dhe kjo mund t'ia kursejë sikletin e përgjimit zotit Murrizi.

Që do të thotë, me pak fjalë, se të gjithë sot, në mënyrën e vet, kanë hedhur pas edhe një ditë tjetër për t'iu afruar më shumë dhe pa ngjarje 30 korrikut.

No news, good news.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI