Flash

Vrasja në Elbasan, gjendet e djegur makina e autorëve

Lapsi.al 20 July 2020
Vrasja në Elbasan, gjendet e djegur makina e autorëve

Janë publikuar pamjet e automjetit tip ”Volkswagen” me të cilin autorët e vrasjes së Emiljano Ramazanit në Elbasan u larguan për ta braktisur dhe djegur në dalje të qytetit, në një ullishte në Bradashesh.

Mjeti ”Volkswagen” kishte targën AA 819 KX e cila rezulton e vjedhur 10 ditë më parë në Tiranë. Nga ky automjet pak çaste më parë autorët qëlluan me 5 plumba Emiljano Ramazanin duke e lënë të vdekur në vend.

Ndërkohë Ramazani ishte në një makinë tjetër ”Ford Focus” me targat AA 945 DG dhe ekzekutimi ka ndodhur nga makina në makinë.

I dënuar për trafik kokaine dhe heroine, e shkuara problematike e Emiljano Ramazanit

39-vjeçari nuk është një emër i panjohur për Policinë, ndërsa mësohet se është me precendetë të mëparshëm penalë. Nga hetimet e para dyshohet se Ramazani u ekzekutua për pazare droge.

Në vitin 2012 gjatë operacionit të koduar “Tabakane 2”, Emiljano Ramazani i njohur edhe me nofkën “Rramani” u arrestua së bashku me 5 persona të tjerë pasi prokuroria kishte prerë fletë arresti për prodhimit dhe mbajtjes së lëndëve narkotike të kryer në bashkëpunim në formën e shitjes më shumë se një herë.

Nuk dihet se si i ka shpëtuar drejtësisë 39-vjecari pas këtij arrestimi por dihet se edhe në vitin 2017, Emiljano Ramazani është arrestuar nga blutë e Elbasanit në kuadër të operacionit ‘Porosia e fundit’. Asokohe, 39-vjeçarit iu sekuestruan 10 doza kokaine gati për shitje.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI