Flash

Rama: 30 korriku afati i fundit për miratimin e reformës zgjedhore, i qëndrojmë marrëveshjes së 5 qershorit

Lapsi.al 20 July 2020
Rama: 30 korriku afati i fundit për miratimin e reformës zgjedhore, i

Kryeministri Edi Rama ka konfirmuar se PS i qëndron marrëveshjes së 5 qershorit por paralajmëron se për të ka një kufi që është 30 korriku.

Rama tha se pavarësisht se PS është pala më e madhe opozita parlamentare me atë jashtëparlamentare i kërkojnë të gjitha dhe nuk i hapin rrugë njëra- tjetrës.

Më tej ai shtoi se diskutimi ishte pozitiv dhe ai do të përpiqet të bindë opozitën parlamentare të jetë më fleksible,

‘’Kemi një kalendar i cili ka kufi të përcaktuar dhe është fundi i sesionit parlamentar, pra fundi i 30 korrikut. Besoj që diskutimi ishte pozitiv.

Koha ka kufizimin e vet dhe të vetdijshëm pasi hapja e listave tani më për ne nuk është një variant por angazhim karshi njerëzve dhe ne si partia më e madhe dëshirojmë që të t’i përfshijmë qytetarët në grupin e ardhshëm parlamentar përzgjedhjen e tij. Duam të mbrojmë arritjen e përbashkët, rritjes së përfaqësimit të grave në parlament dhe nga ana tjetër sigurisht që duhet të çojmë deri në fund dhe angazhimin për 5 qershorin. Është process me dy korsi, ku sidoqoftë stacioni është 30 korriku.

Shumë më e rëndësishme përmbajtja e lëndës se sa i delegacioneve. Zgjedhja e opozitës jashtëparlamentare që të vijë e përfaqësuar me këdo, mjafton të ketë mandat përfaqësimi. S’ka problem për mua, është njësoj. S’bën dallim nëse është Bardhi apo Basha.

Ky është dhe problemi im i madh se ne jemi më të mëdhenjtë që janë dy palë më të vogla që duan të gjitha dhe nuk i hapin rrugë njëra tjetrës. Do mundohemi të bindim opozitën parlamentare të jetë më fleksible. Mbase do arrijmë të kemi një mbështetje të mjaftueshme sepse opozita parlamentare nuk është vetëm një parti politike. Kanë një qëllim të përbashkët, shumica dërrmuese e tyre për ndryshimet në Kushtetutë për të cilat ne biem dakord. ‘’- tha Rama.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI