Flash

PE pret ndryshimin e ligjit për zonat e mbrojtura deri në fund të vitit

Edhe pse qeveria dhe mazhoranca socialiste nuk kanë ndërmarrë asnjë hap për shfuqizimin e neneve që i hapën rrugë betonizimit të zonave të mbrojtura, eurodeputetët kërkojnë që rishikimi i ligjit të bëhet deri në fund të vitit si detyrim ndaj negociatave për anëtarësim në BE.

16:46

Takimi i Bashës me Vjosa Osmanin, kryeparlamentarja e Kosovës i kërkon muze për të përkujtuar genocidin serb

Lapsi.al 20 July 2020
Takimi i Bashës me Vjosa Osmanin, kryeparlamentarja e Kosovës i

Kryedemokrati Lulzim Basha zhvilloi një takim ditën e sotme (20 korrik) me kryetaren e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani në kuadër të një vizite 2 ditore me zyrtarë të lartë vendit fqinj. Pas takimit, në një deklaratë për mediat, Osmani foli për bisedimet që zhvilloi me Bashën të cilat ishin të fokusuara në forcimin e marrëdhenieve mes dy vendeve, si në aspektin ekonomik ashtu edhe në marrëdhëniet politike.

Postimi Bashes

Me kënaqësi të veçantë bashkëbisedova sot me Kryetaren e Parlamentit të Kosovës, zonjën Vjosa Osmani, të cilën e njoh dhe personalisht prej gati 20 vitesh, dhe më vjen mirë që një përfaqësuese politike e brezit të ri drejton njërin prej institucioneve më të rëndësishme të Republikës së Kosovës.

I theksova zonjës Osmani, se ashtu siç mblidhemi bashkë në gëzime, duhet të dimë të jemi bashkë edhe në sfida. Ndihma më e mirë që Shqipëria mund të japë, ashtu siç ka bërë në ditët e pavarësimit dhe njohjes së saj ndërkombëtare, apo koordinimit të projekteve të mëdha infrastrukturore, që afruan vendet tona, ashtu dhe në sfidat e tanishme, ajo sot duhet, dhe nesër do të jetë patjetër, mbështetje totale për institucionet e Kosovës dhe qytetarët e Kosovës, kudo ku ata do të kenë nevojë.

Diskutuam edhe për dialogun mes Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë.

Natyrisht dialogu ka qenë, është dhe duhet të jetë rruga për të ecur përpara, por objektivi kryesor i tij, është njohja reciproke mes dy shteteve te pavarura.

Zonja Osmani më shprehu shqetësimin për mungesën e nje muzeu, për të përkujtuar sot e për t'ua lënë si dëshmi brezave që do të vijnë, vuajtjet, dhunën, genocidin e ushtruar ndaj shqiptarëve të Kosovës.

Shpreha angazhimin dhe përkushtimin tim që Shqipëria do t'i bashkohet përpjekjeve për të ngritur muzeun e kujtesës, në mënyrë që të mos harrojmë të shkuarën, e mbi sakrificën e atyre që dhanë jetën, të ndërtojmë të ardhmen tonë e të fëmijëve tanë.

Të këshilluara

Lajm i mirë, që nuk ka lajm

Nga Astrit Patozi Sot m'u dukën të gjithë të fituar, ndonëse nuk pati asgjë të re nga fronti i Komitetit Politik, të përforcuar tashmë me pesha të rënda nga ...

19:02

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI