Juventus merr avantazhin në San Siro në një ndeshje shumë të rëndësishme për titullin kampion, në kohën kur Lazio është mundur në Lecce. Adrian Rabiot ka shënuar në minutën e 47 për bardhezinjtë, që e shohin vetën tashmë shumë pranë kurorëzimit me titullin e nëntë radhazi në Serie A.