Flash

Me Ronaldon imazh e 235 milionë euro në 25 vjet, Inter drejt lamtumirës me Pirellin

Lapsi.al 7 July 2020
Me Ronaldon imazh e 235 milionë euro në 25 vjet, Inter drejt

Inter e Pirelli do të ndahen në fund të sezonit të ardhshëm. Klubi ziakaltër e kompania italiane, sipas asaj që bën të ditur Calcio e Finanza, do të ndërprersin raportin e tyre historik në 2021, kur të përfundojë viti i fundit i kontratës sponsorizuese. Do të mbyllet kështu një lidhje përtej 25 viteve e që, nga 1995 në sot, ka sjellë në arkat e klubit mbi 235 milionë euro. Objektivi i Suning është ai për të firmosur një akord të ri që të dyfishojë ardhjet, duke kaluar nga 12 milionë të Pirelli tek 25-30 që do të garantojë një kolos si komania imobiliare kineze Evergrande.

Pirelli hyri zyrtarisht në historinë e Inter në 14 qershor 1995, kur Massimo Moratti e Marco Tronchetti Provera firmosën kontratën e parë të sponsorizimit. Akordi i parë kishte një vlerë prej 4 miliardë lirash duke u ngjitur për një kohëzgjatje tre vjecare: nga sezoni '95/'96 në atë '97/'98, ajo në të cilin Ronaldo zbarkoi në Milano duke u bërë menjëherë simboli i skuadrës e imazhi i Pirelli, në një reklamë që u kthye legjendare.

Ardhja e Suning con kështu në revolucionin e parë të vogël, atë kur marka Pirelli të zhduket nga uniformat e stërvitjes. Tani grupi i Zhang është gati për një ndërprerje definitive me të shkuarën: bashkëpunimi mes Inter e Pirelli duhet të mbetet në forma të tjera, por mbi uniformat zikaltër, nga 2021, do të shfaqet një logo ndryshe, që në ambicjet e shoqërisë duhet të sjellë të ardhura në nivelet e klubeve më të mirë europianë.

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

93.57

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Procesi Veliaj/ Ina Rama si limon i shtrydhur i mediave të rilindjes

Ish Prokurorja e Përgjithshme është gjendur krejt papritur një vorbullën e një goditje të iniciuar nga Erion Veliaj, duke u shndërruar në një efekt kolateral të përpjekjeve për të shpëtuar kryebashkiakun në detyrë të Tiranës permes delegjitimimit te Olsi Dados

16:48

Me sytë katër

PAPARAZZI