Flash

Njeriu i rekordeve ka dy objektiva: golashënuesi i Serie A e Champions i gjashtë

Lapsi.al 7 July 2020
Njeriu i rekordeve ka dy objektiva: golashënuesi i Serie A e Champions i

Lista e suksesve, me skuadër e individualisht, e Cristiano Ronaldos është e pafund. Janë dy objektiva, në fakt, që i ka vecanërisht për zemër në këtë sezon: titulli i golashënuesit të serie A e ajo e kampionit të Europës me Juventus. Dy arritje aspak të lehta nëse konsiderohet fakti që Ciro Immobile, që është përpara në renditjen e shënuesve, është përpara me 4 gola tetë javë nga fundi, e se bardhezinjtë duhet të përmbysin rezultatin e vajtjes kundër Lion përpara se të futet në Final Eight kundër më të fortëve të Kontinentit.

Cr7 e ka fituar titullin e golashënuesit në Premier League në 2008 me fanellën e Manchester United e tre herë në Spanjë (në 2011, 2014 e 2015) me atë të Real Madrid. Si ai, Van Nistelrooy e Suarez, që për më tepër kanë avantazhin se janë ngjitur në podiumin e shënuesve edhe në Hollandë.

Por asnjë nuk ka arritur të fitojë titullin e golashënuesit më të mirë në tre nga pesë kampionatet më të rëndësishme (Gjermani, Francë, Itali, Angli e Spanjë). Ja përse dëshira për gol e Ronaldos është kaq e madhe në këtë pjesë të sezonit. Nga post lockdoën nuk është ndalur më, por shumë do të varet edhe nga ai që është para tij: Ciro Immobile.

Objektivi tjetër do të luhet në gusht. Juventus e ka fiksim, për CR7 është e zakonshme. Champions ai ka fituar 5 (një me United e 4 me Real) por ëndërra për një të gjashtë është aq e madhe nëse mendohet se vetëm një lojtar e ka arritur; Francisco Gento, flamuri i Madrid mes viteve '50 e '60. Një motiv më tepër për të shtyrë bardhezinjtë drejt ëndërrës.

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

93.57

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Procesi Veliaj/ Ina Rama si limon i shtrydhur i mediave të rilindjes

Ish Prokurorja e Përgjithshme është gjendur krejt papritur një vorbullën e një goditje të iniciuar nga Erion Veliaj, duke u shndërruar në një efekt kolateral të përpjekjeve për të shpëtuar kryebashkiakun në detyrë të Tiranës permes delegjitimimit te Olsi Dados

16:48

Me sytë katër

PAPARAZZI