Flash

I preferuari i Sarrit?: "Higuain është i vetmi me të cilin zihem vërtetë"

Lapsi.al 6 July 2020
I preferuari i Sarrit?: "Higuain është i vetmi me të cilin

Kundër Milan do të jetë si një ndeshje titull për Juventus. Maurizio Sarri është i kujdesshëm për kuqezinjtë, që gjithnjë ia kanë bërë jetën të vështirë këtë vit: "Na kanë vënë gjithnjë në vështirësi këtë sezon - ka komentuar tekniku bardhezi-. Të luash me Milan një në këto momente është një ndeshje e komplikuar, janë në formë d kundër Lazios e treguan".

Do të mungojnë De Ligt e Dybala të skualifikuar, duhet të luajë Rugani e Higuain: "Këto janë dy zgjidhjet më të sigurta - ka pranuar Sarri -, por nuk kemi vendosur ende asgjë. Të gjithë flasin për organikën tonë të madhe, por në realitet kemi vetëm 15 lojtarë për momentin. Chiellini e Alex Sandro po stërviten me grupin, por nuk janë ende në gjendje të luajnë një ndeshje".

Në San Siro Higuain do të ketë rastin e tij si titullar: "Është mirë fizikisht, por nuk e di sa mund të mbajë në fushë. Duket se është mirë - ka thënë Sarri -, por do ta vlerësojmë. Nga ana fizike e sigurtë që do ta ketë të vështirë, por në anën mentale është shumë mirë. Grindemi gjithnjë në stërvitje sepse ai është kështu, ka nevojë për një kundërshti të fortë për të dhënë më të mirën".

Në horizont është Champions League: "Nuk ne kemi të dhëna për të ndërhyrë në përgatitje, edhe sepse na mungojnë ditët dhe sepse jemi të paktë në numër. Ne nuk mund të bëjmë përgatitje duke synuar Champions League. Nëse për dy javë do ti kem të gjithë në dispozicion, mund të fillojmë të mendojmë për të".

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.57

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Procesi Veliaj/ Ina Rama si limon i shtrydhur i mediave të rilindjes

Ish Prokurorja e Përgjithshme është gjendur krejt papritur një vorbullën e një goditje të iniciuar nga Erion Veliaj, duke u shndërruar në një efekt kolateral të përpjekjeve për të shpëtuar kryebashkiakun në detyrë të Tiranës permes delegjitimimit te Olsi Dados

16:48

Me sytë katër

PAPARAZZI