Flash

Mourinho: "Do ti thyej rregullat për të përqafuar Ancelottin"

Lapsi.al 6 July 2020
Mourinho: "Do ti thyej rregullat për të përqafuar

Në konferencën për shtyp para sfidës me Everton, José Mourinho ka vetëm elozhe për teknikun e Toffees, Carlo Ancelotti. "Eshtë një nga trajnerët më të mirë në 20 vitet e fundit e mendoj se është një privilegj për Premier League ta ketë në pankinë - ka thënë Special One -. Nuk ka nevojë për askënd që ta prezantojë. Kam patur privilegjin ta njihja vite më parë, është një njeri i artë. Metri i distancës? Do ti thyej rregullat e do ta përqafoj sepse Carlo më pëlqen shumë”.

Për të dy Europa është larg e kualifikimi është në fije të perit. Tottenham e Everton ndahen vetëm nga një pikë (45 kundër 44) e të hënën në mbrëmje në Londër nuk mund të bëhen llogari: rëndësi ka vetëm fitorja për të mos humbur përfundimisht trenin. Vendasit duhet të marrin veten pas humbjes së shëmtuar me Sheffield United, Toffees vijnë nga suksesi i rëndësishëm kundër Leicester. Mou nuk e ka fshehur admirimin e tij të madh për Ancelotti, por tani nuk i mbetet vecse ta mundë për ti dhënë kuptim një sezoni të kompromentuar.

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.57

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Procesi Veliaj/ Ina Rama si limon i shtrydhur i mediave të rilindjes

Ish Prokurorja e Përgjithshme është gjendur krejt papritur një vorbullën e një goditje të iniciuar nga Erion Veliaj, duke u shndërruar në një efekt kolateral të përpjekjeve për të shpëtuar kryebashkiakun në detyrë të Tiranës permes delegjitimimit te Olsi Dados

16:48

Me sytë katër

PAPARAZZI