Flash

Video/ Masakroi Liverpool dhe kaq i mjafton: City dorëzohet në Southampton, Reds duan rekordet

Lapsi.al 5 July 2020
Video/ Masakroi Liverpool dhe kaq i mjafton: City dorëzohet në

Liverpool hyn për herë të parë në Anfield Road si kampion i Anglisë e mposht 2-0 Aston Villa falë golave të Mané (71') e Jones (90'). Reds janë në kërkim të rekordit të ndeshjeve të fituara në një kampionat (32, tani janë 29) e atë të pikëve (100, tani janë 89). Manchester City rrëzohet në Southampton: Adams firmosi 1-0. Sheffield rrëmbeu një 1-1 në Burnley e mbetet i teti. West Ham barazoi 2-2 në Newcastle e merr frymë.

SOUTHAMPTON - MANCHESTER CITY 1-0

Guardiola e të tijtë ishin të mobilizuar sa për të ndëshkuar kampionët e rinj të Anglisë, sepse pas asaj performance 4-0 ndaj Liverpool, Citizens janë zhgënjyes në transfertën e Sauthampton, ku duhet pranuar se tekniku spanjoll kishte bërë rotacion të ndjeshëm. Vendosi ndeshjen një gol i Adams në minutën e 16, që nuk e ndryshoi as aktivizimi i De Bruyne e Foden. City mbetet me 66 pikë, 23 distanca nga Reds, por kanë avantazhin e 8 pikëve nga Leicester i vendit të tretë.

LIVERPOOL-ASTON VILLA 2-0

Të thyesh rekordin e ndeshjeve të fituara e pikëve të marra në një kampionat të vetëm, që mbahen nga Manchester City, është një objektiv që mund të stimulojë kampionët e rinj të Anglisë në javët e fundit të Premier League. Suksesi kundër Aston Villa vlen fitoren e 24 radhazi në Anfield. Reds u duken në vështirësi për pjesë të gjata loje, por në të 71’ erdhi goli i avantazhit: Mané, pas sugjerimit të Keita, duhet ta kalojë topin mbi portierin për avantazhin e skuadrës së Klopp. Në të 90 erdhi edhe dyfishimi me të riun Curtis Jones. 5 javë nga fundi, rekordi i fitoreve e pikëve në një kampionat janë plotësisht të arritshme për Liverpool.

BURNLEY-SHEFFIELD UNITED 1-1

Sheffield United mori një barazim të cmuar në fushën e Burnley e mbetet kështu në vendin e tetë në klasifikim, duke ruajtur dy pikë avantazh pikërisht ndaj Clarets. Në të 43’ Tarkowski kaloi në avantazh vendasit duke shfrytëzuar një spond të Rodriguez, në zhvillimet e një goditje dënimi, e duke kaluar Henderson. 10 minuta nga fundi, miqtë morën barazimin falë Egan: kros i butë i Osborn, goditje me kokë e Sharp e një e djathtë fluturimthi poshtë traversës nga mbrojtësi irlandez.

NEWCASTLE UNITED-WEST HAM UNITED 2-2

Një pikë e rëndësishme për shpëtimin e West Ham, që shkon +4 nga zona e rënies nga kategoria. Miqtë në avantazh në të 4’ falë Michail Antonio (një nga heronjtë e rikuperimit kundër Chelsea), i aftë të shfrytëzonte nga fare pranë një krosim të Boëen. Prekja fituese e Almiron, në asist të Krafth, vlen barazimin në të 17’. Situata nuk ndryshoi në pjesën e dytë. Në të 65’ Soucek shtyu në rrjetë topin e kthyer nga traversa në goditjen e Rice; dy minuta më pas Newcastle barazoi me Shelvey që mbylli një trekëndësh me Gayle.

ENGLAND - PREMIER LEAGUE

Burnley 1 - 1 Sheffield United

Newcastle United 2 - 2 West Ham United

Liverpool 2 - 0 Aston Villa

Southampton 1 - 0 Manchester City

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.57

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Procesi Veliaj/ Ina Rama si limon i shtrydhur i mediave të rilindjes

Ish Prokurorja e Përgjithshme është gjendur krejt papritur një vorbullën e një goditje të iniciuar nga Erion Veliaj, duke u shndërruar në një efekt kolateral të përpjekjeve për të shpëtuar kryebashkiakun në detyrë të Tiranës permes delegjitimimit te Olsi Dados

16:48

Me sytë katër

PAPARAZZI