Flash

Marotta e Conte përplasen me skuadrën në dhomat e zhveshjes: "Të gjithë janë në diskutim"

Lapsi.al 5 July 2020
Marotta e Conte përplasen me skuadrën në dhomat e zhveshjes:

Inter i Antonio Conte doli me brinjë të thyer nga ndeshja e San Siros kundër Bolonjës e tekniku zikaltër ka menduar se duhej një konfrontim i gjatë me lojtarët për të arsyetuar mbi atë që nuk funksionoi. Trajneri, bashkë me administratorin e deleguar të klubit Beppe Marotta, kanë qendruar rreth 1 orë pas përfundimit të ndeshjes të flisnin me lojtarët.

Një orë e gjysëm pas ndeshjes Antonio Conte u prezantua para gazetarëve: "Jam shumë i nervozuar, së pari me veten time: jam përgjegjësi. Edhe lojtarët duhet të jenë".

Shumë zhgënjim për teknikun zikaltër: "Situatat vlerësohen vetëm duke i përballur. Për mua ky është viti i parë i punës me Inter e kam marrë një paketë me shumë situata për të përmirësuar. Në të njëjtën kohë, them se është e drejtë të jenë të gjithë në diskutim, unë i pari. U mora për një projekt fitues e për të kthyer Inter të fitojë. Sigurisht fitorja nuk vjen nga sot nesër, por shumë situata të hidhërojnë: mendon se je në një nivel e ndërkohë je shumë më poshtë. Nga këtu deri në fund duhet të tregojmë se meritojmë Interin. Përndryshe është e drejtë të merren vendime të tjera".

Mbi penalltinë e goditur nga Lautaro Martinez e jo nga Lukaku ka preferuar të manovrojë: "Janë situata që duhet të mbeten brenda dhomave të zhveshjes".

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.57

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Procesi Veliaj/ Ina Rama si limon i shtrydhur i mediave të rilindjes

Ish Prokurorja e Përgjithshme është gjendur krejt papritur një vorbullën e një goditje të iniciuar nga Erion Veliaj, duke u shndërruar në një efekt kolateral të përpjekjeve për të shpëtuar kryebashkiakun në detyrë të Tiranës permes delegjitimimit te Olsi Dados

16:48

Me sytë katër

PAPARAZZI