Flash

Video/ Bolonja turpëron Inter: penallti e humbur e Lautaros, i kuq i Bastonit, tërbojnë Conten

Lapsi.al 5 July 2020
Video/ Bolonja turpëron Inter: penallti e humbur e Lautaros, i kuq i

Inter i cmendur, por këtë herë për të keq. Ashtu si kundër Sassuolo, skuadra e Antonio Conte hedh poshtë një fitore, me detajet që e bëjnë edhe më të rëndë humbjen e marrë. Bologna i mbijetoi penalltisë që mund ti conte shifrat 2-0 (gabim i Lautaro) e barazoi me 10 lojtarë me golin e Juwara, ndërsa kur forcat në fushë u barazuan nga dalja e Bastonit, shënoi golin e fitores me Barrow.

Inter nisi shumë mirë ndeshjen, duke dalë me 2-3 prekje nga presingu i kundërshtarit, por para portës kishte problem. Kur në të 22' Lukaku shënoi golin e avantazhit, duke shtyrë në rrjetë topin e kthyer nga shtylla e goditur nga Lautaro, u duk se gjërat për Conte u zgjidhën. Young shkoi pranë dyfishimit, por pas 30' në nivel të lartë skuadra e Conte u lëshua, duke i dhënë mundësinë dy herë Orsolinit të frikësonte Handanovic.

Asnjë ndryshim në pushim, por ndeshja u ndez nga traversa e Barrow e nga kartoni i kuq i Sorianos, për një fyerje ndaj Pairettos. U duk se Bolonja e mbylli aty, sidomos kur Candreva fitoi 11 metërshin që mund të mbyllte llogaritë. Lautaro gjeti në goditjen e tij Skorupski, që priti edhe topin e kthyer nga Gagliardini. E këtu nisi rënia, sepse Juwara barazoi rezultatin pas një neglizhence të Gagliardini.

Për ta komplikuar më shumë gjendjen mendoi Bastoni, që doli gjithashtu me karton të kuq, duke barazuar numrat në fushë. E në të tillë kushte, me një kundërsulm të finalizuar nga Barrow Bolonja mori 3 pikët që mbajnë gjallë ëndërrën europiane.

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.57

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Procesi Veliaj/ Ina Rama si limon i shtrydhur i mediave të rilindjes

Ish Prokurorja e Përgjithshme është gjendur krejt papritur një vorbullën e një goditje të iniciuar nga Erion Veliaj, duke u shndërruar në një efekt kolateral të përpjekjeve për të shpëtuar kryebashkiakun në detyrë të Tiranës permes delegjitimimit te Olsi Dados

16:48

Me sytë katër

PAPARAZZI