Flash

Inzaghi gjen justifikimin e humbjes tek mungesat: "Jemi në vështirësi të madhe"

Lapsi.al 5 July 2020
Inzaghi gjen justifikimin e humbjes tek mungesat: "Jemi në

Humbja e pësuar në shtëpi kundër Milan ka shuar ëndërrat e titullit për Lazion: "Kjo humbje peshon në klasifikim, por kishim vështirësi të mëdha objektive e nuk ishim me fat në episodet vendimtarë - ka komentuar Simone Inzaghi -. Kemi pësuar gol me një devijim e një penallti, pastaj kur u munduam ta hapim ndeshjen, pësuam edhe të tretin. Është një humbje e rëndë, por nuk do të heqim dorë e do të provojmë të rikuperojmë të dëmtuarit. Të luash katër ndeshje në dy javë është e vështirë".

Zhgënjimi është i dukshëm, por rruga e bërë nga Lazio mbetet e shkëlqyer: "Duhet të vazhdojmë të bëjmë kampionatin tonë. Do të humbasim Correa e do të provojmë të ndryshojmë ndonjë lojtar, por nuk do të heqim dorë nga asgjë". Episodi që mund të ndryshonte lojën është pasimi i vonuar i Luis Alberto që e nxorri Lazzari në pozicion jashtë loje në golin e anulluar pak para 0-3 të Rebic: "Lodhja ndiohej. Edhe Correa sinqerisht nëse do mundesha nuk do ta fusja në lojë, ashtu si Leiva që ishte stërvitur vetëm 25 minuta pas 15 ditësh mungesë. Edhe Adekanye nuk ishte mirë. Kemi shumë probleme e më vjen keq që nuk kam mundësinë e rotacionit për kaq shumë ndeshje. Jemi objektivisht në vështirësi, por jam i bindur se nëse goli i Lazzari do të ishte i vlefshëm do luftonim më shumë, por pastaj Rebic i vuri kapakun".

Dyshja Luis Alberto-Correa nuk funksionoi: "Ishim disi në vështirësi të luanim pa Caicedo e Immobile, nuk e kishim bërë kurrë. Nëse Adekanye do të ishte mirë me shumë mundësi do ta aktivizoja nga fillimi. Të luash pa një qendërsulmues kundër një skuadre fizike si Milan ishte një problem".

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.57

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Procesi Veliaj/ Ina Rama si limon i shtrydhur i mediave të rilindjes

Ish Prokurorja e Përgjithshme është gjendur krejt papritur një vorbullën e një goditje të iniciuar nga Erion Veliaj, duke u shndërruar në një efekt kolateral të përpjekjeve për të shpëtuar kryebashkiakun në detyrë të Tiranës permes delegjitimimit te Olsi Dados

16:48

Me sytë katër

PAPARAZZI