Flash

Video/ Cristiano Ronaldo thyen tabunë e fundit në Itali: mallkimi mbaron pas 43° tentativash

Lapsi.al 4 July 2020
Video/ Cristiano Ronaldo thyen tabunë e fundit në Itali: mallkimi
Mallkimi italian i goditjeve të dënimit të Cristiano Ronaldo përfundoi. CR7 u zhbllokua në derbin kundër Torinos duke realizuar me goditje dënimi golin e 3-1 kundër skuadrës granata. Një ekzekutim që përfundon në rrjetë në tentativën numër 43 me fanellën e Juventus e që mangonte në nivel klubi nga dhjetori 2017, kur luante për Real Madrid. Vazhdon ndërkohë 2020 e jashtëzakonshme e Ronaldos, përsri në gol duke e cuar shifrën sezonale në 29. Kundër Sirigu kampioni portugez e ka cuar topin nën traversë me një të djathtë që kaloi barrierën, duke shpërthyer edhe festën e Sarri në pankinë. Prej gati tre vjetësh Ronaldo nuk shijonte golin direkt nga goditja e dënimit në nivel klubi. Me Juventus, CR7 i ka mësuar tifozëve të shënojë me cdo mënyrë e tani kompletoi mozaikun me pjesën që mungonte. Në total mes klubit e kombëtares Cristiano Ronaldo ka realizuar 56 gola me goditje dënimi.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI