Flash

Kalendari punon kundër Piolit: Rangnick mund të vijë para kohe në Milanello

Lapsi.al 4 July 2020
Kalendari punon kundër Piolit: Rangnick mund të vijë para kohe

Javë e zjarrtë për Milan e për të ardhmen e Piolit. Kuqezinjtë duhet të përballen me Lazio, Juve e Napoli. Një mal për tu kaluar për të qendruar në garë për një vend në Europa League e për të bindur drejtuesit të mos ndërhyjnë menjëherë në mënyrë drastike. Sipas "Il Giornale", në fakt, Gazidis është shumë i shqetësuar nga situate e nëse rezultatet e testeve të ardhshme do jenë zhgënjyese, për të shpëtuar sezonin mund të thërrasë para kohe në Milano Ralf Rangnick.

Një lëvizje ekstreme, për shkak të një moment të komplikuar e të shumë pikëpyetjeve mbi të tashmen e të ardhmen. Duke nisur nga pozicioni i Piolit. Krahasimi me sezonin e kaluar është i pa mëshirshëm. Milan i Gattusos shkoi pranë Champions, kuqezinjtë këtë vit kanë bërë 8 pikë më pak. Shumë, ndoshta tepër për të mos vënë në alarm Gazidis & Co. e për të mos patur një plan B me revolucionin në pankinë e jo vetëm. Për momentin, duke parë klasifikimin, për drejtuesit e klubit në Rrugën Aldo Rossi objektivi është kualifikimi në Europa League. E nëse skuadra kuqezi do të calojë pas impenjimeve të ardhshme, Gazidis mund të vendosë të ndërhyjë menjëherë me Rangnick, përpara 2 gushtit.

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.57

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Procesi Veliaj/ Ina Rama si limon i shtrydhur i mediave të rilindjes

Ish Prokurorja e Përgjithshme është gjendur krejt papritur një vorbullën e një goditje të iniciuar nga Erion Veliaj, duke u shndërruar në një efekt kolateral të përpjekjeve për të shpëtuar kryebashkiakun në detyrë të Tiranës permes delegjitimimit te Olsi Dados

16:48

Me sytë katër

PAPARAZZI