Flash

Sané prezantohet me katër fjalë tek Bayern: "Jam këtu për Champions"

Lapsi.al 3 July 2020
Sané prezantohet me katër fjalë tek Bayern: "Jam këtu

“I bindur nga stema e objektivat”. Të pakta, por domethënëse fjalët e përdorura nga Leroy Sané si lojtar i ri i Bayern Mynih pas zyrtarizimit të transferimit nga Manchester City për 50 milionë euro. “Mezi pres të takoj shokët e rinj — vazhdoi sulmuesi gjerman me origjinë senegaleze —. Disa, si Goretzka, i njoh. Në këtë skuadër ka një mix eksperience e rinie, por sidomos shumë dëshirë për të fituar. Njoh edhe trajnerin Flick nga kohët e Under 21 dhe e dija që do të dinte ta administronte mirë skuadrën. Njoh edhe mënyrën e tij të punës». Sané ka edhe deklaruar objektivin e tij: "Champions, sepse nuk e kam fituar ende e do më pëlqente shumë”.

Pasues gjeneratash (i ati Souleyman Sané ka luajtur 55 ndeshje me kombëtaren senegaleze), Leroy ka debutuar si profesionist në 2014 në Bundesligë me fanellën e Schalke, me të cilët luajti 52 ndeshje duke shënuar 13 gola. Në verën e 2016 u transferua në Angli tek Manchester City për një shifër rreth 40 milionë euro. Në katër sezonet angleze Sane shënoi 39 gola në 135 ndeshje duke fituar dy tituj kampion, dy Kupa Liga, një Kupë Anglie e dy Community Shield. Me kombëtaren, 21 prezenca e 5 gola, jo keq për një djalosh.

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.57

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Procesi Veliaj/ Ina Rama si limon i shtrydhur i mediave të rilindjes

Ish Prokurorja e Përgjithshme është gjendur krejt papritur një vorbullën e një goditje të iniciuar nga Erion Veliaj, duke u shndërruar në një efekt kolateral të përpjekjeve për të shpëtuar kryebashkiakun në detyrë të Tiranës permes delegjitimimit te Olsi Dados

16:48

Me sytë katër

PAPARAZZI