Flash

Shantazhoi Valbuenën, akuza kërkon proces për Benzema

Lapsi.al 3 July 2020
Shantazhoi Valbuenën, akuza kërkon proces për Benzema

Në fushë gjërat shkojnë mirë e me golat e tij po udhëheq Real Madrid drejt titullit në Liga. Gabimet e të shkuarës janë ato që vazhdojnë ta torturojnë e tani Karim Benzema rrezikon procesin për cështjen e shantazhimit në dm të Mathieu Valbuena në 2015. Sipas akuzës, në fakt, sulmuesi francez ka qenë ndërmjetës për shantazhuesit që kërcënonin se do të publikonin në Internet një video me drita të kuqe me protagonist ish-lojtari e Lion e një grua.

Hetimet kishin nisur si pasojë e denoncimit të prezantuar në qershor 2015 nga vetë Valbuena që kishte marrë disa telefonata anonime në kohën kur ishte i grumbulluar me Kombëtaren. Mesfushorit i kërkoheshin 150mijë euro, duke e kërcënuar se do ti qarkullonin në rrjet një video hard që kishte xhiruar bashkë me shoqen. Drejtësia franceze dyshon se Benzema, i kontaktuar në atë kohë nga një mik i fëmijërisë i përfshirë nga banda, e ka nxitur ish-shokun e skuadrës të paguante. Cështja bëri zhurmë të madhe në Francë, aq sa që nga ajo kohë, sulmuesi i Real nuk thërritet më me Kombëtaren.

Në dhjetor 2019, Gjykata e Kasacionit kishte vlerësuar hetimin e kontestuar nga Benzema e dy të akuzuar të tjerë, të cilët kishin apeluar për të kundërshtuar mënyrën si një agjent i policisë kishte kryer hetimet.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI