Flash

“Golat ia bëmë vetes, ishim 'qaramanë'”: Napoli i Gattusos në pikën zero

Lapsi.al 3 July 2020
“Golat ia bëmë vetes, ishim 'qaramanë'”:

Është një Gennaro Gattuso krejtësisht i pakënaqur ai që mbërrin para gazetarëve pas humbjes 2-0 kundër Atalanta: "Golat ia bëmë vetes, jam shumë i nervozuar - ka thënë pa lojëra fjalësh tekniku i Napolit – Gabimi tek goli mund të qendrojë, por ajo që nuk më pëlqeu ishte mentaliteti, shpenzuam shumë energji për të protestuar kundër arbitrit e anësorit, u grindëm shumë. E vërteta është se Atalanta bëri pak. Janë një skuadër që zakonisht i shtyp kundërshtarët, ndërsa këtë herë nuk kujtoj asnjë goditje të tyre në portë. Cuam dëm një ndeshje që e kishim në dorë".

Gattuso ka përcaktuar të tijtë në disa aspekte: "Në pjesën e parë u nisëm mirë, por duke parë kualitetin e lojtarëve tanë duhet të bëjmë më mirë, sidomos në 25 metrat e fundit. Pasi pësuam, skuadra ka menduar vetëm të ankohet e kjo nuk është e mirë. Kemi ende 9 ndeshje për të luajtur në kampionat e pastaj Champions, nuk mund ti lejojmë vetes rënie tensioni".

E në lidhje me Champions League, tekniku kalabrez preferon të mos shohë larg e për momentin nuk mendon për sfidën e kthimit me Barcelonën: "Mungojnë 40 ditë, nuk mund të mendoj për atë ndeshje. Është e vërtetë se jemi - 15, por tani duhet të përqendrohemi tek kampionati e ndoshta të përmirësohemi në këndvështrimin e sezonit tjetër. Duhet ti bëjmë gjërat mirë e me një mentalitet fitues".

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.57

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Procesi Veliaj/ Ina Rama si limon i shtrydhur i mediave të rilindjes

Ish Prokurorja e Përgjithshme është gjendur krejt papritur një vorbullën e një goditje të iniciuar nga Erion Veliaj, duke u shndërruar në një efekt kolateral të përpjekjeve për të shpëtuar kryebashkiakun në detyrë të Tiranës permes delegjitimimit te Olsi Dados

16:48

Me sytë katër

PAPARAZZI