Flash

Hakimi zikaltër deri në 2025: Inter prezanton marokenin e fsheh shifrat

Lapsi.al 2 July 2020
Hakimi zikaltër deri në 2025: Inter prezanton marokenin e fsheh

Achraf Hakimi është zyrtarisht një lojtar i ri i Inter. Futbollisti maroken i datëlindjes 1998, që mberrin në Milano me titull përfundimtar nga Real Madrid, ka firmosur - sipas asaj që bën të ditur faqja zyrtare e klubit - një kontratë deri në 30 qershor 2025. Nuk janë bërë të ditur shifrat, por Conte në sezonin e ardhshëm ka në dispozicion një lojtar ideal për tu përshtatur në 3-5-2 e tij, me shpejtësinë e kualitetin e duhur, ashtu si marokeni ka treguar në këtë edicion me Borussia Dortmund: “Dy vjet të mrekullueshëm, mbyllet një etapë e bukur: përshëndes këtë klub që më dha shumë lumturi. I falenderoj të gjithë, ishte zgjedhja e duhur. E cfarë tifozeri e mrekullueshme, nuk do të harroj kurrë Murin e Verdhë” ka shkruar Hakimi për tifozët e Dortmund.

Marokeni ishte në Milano dy ditë më parë për vizitat mjekësore, të cilat i kaloi me sukses. Ndonëse Inter nuk i ka bërë të ditur shifrat, flitete se Hakimi do të përfitojë 5 milionë euro në sezon, ndërsa i ka kushtuar zikaltërve 40 milionë plus 5 bonus.

Një tratativë që do ti dhurojë Contes lojtarin më të shpejtë në Bundesliga e një asistmen të jashtëzakonshëm (10 në sezon) me vesin e golit (9). Nga ajo natë e hidhur nëntori në Champions e ai dygolësh fatal për zikaltrit, tekniku Conte nuk e hoqi më Hakimi nga mendja.

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.57

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Procesi Veliaj/ Ina Rama si limon i shtrydhur i mediave të rilindjes

Ish Prokurorja e Përgjithshme është gjendur krejt papritur një vorbullën e një goditje të iniciuar nga Erion Veliaj, duke u shndërruar në një efekt kolateral të përpjekjeve për të shpëtuar kryebashkiakun në detyrë të Tiranës permes delegjitimimit te Olsi Dados

16:48

Me sytë katër

PAPARAZZI