Flash

"Fushat e Italisë si kategoria e tretë në Argjentinë": edhe San Siro nën akuzë si shkaktar dëmtimesh

Lapsi.al 2 July 2020
"Fushat e Italisë si kategoria e tretë në

Fushat e Serie A "më kujtojnë ato të kategorisë së tretë në Argjentinë". Akuza vjen nga Diego Perotti, që thotë se është i stërlodhur nga dëmtimet: “Fuashat janë katastrofë – ka thënë ai gjatë një interviste për “Espn Redes” – Shkon të luash me Milan e me Inter e të duket fusha e Deportivo Moròn (kategoria e tretë argjentinase). Nuk e di nëse bëhet fjalë për cështje klimatike apo dicka tjetër. Në Spanjë shkoja të luaja me Almeria që ishte e fundit dhe fusha ishte perfekte”.

El Monito kthehet të drejtojë gishtin kundër terreneve të lojës në Itali pasi, në janar, si pasojë e dëmtimeve në të njëjtën mbrëmje të Zaniolo e Demiral, kishin kritikuar barin e Olimpico ("Nuk është një fushë për Serie A").

E me gjendjen e fushave lidhet edhe rreziku i dëmtimeve, që në dy sezonet e fundit kanë torturuar argjentinasin (13 prezenca vitin e kaluar e 15 në këtë vit): “Kam një raport të keq me dëmtimet, për sa më takon mua të tipit muskulor. Nuk janë të rënda, në një muaj rikuperon. Por kur vijnë njëri pas tjetrit, lodhesh. Me vitet që kalojnë, bëhen më të bezdisshme. Nuk të vjen as dëshira për rehabilitim, të bësh trajtimet në klinikë, të shkosh në palestër, të shohësh shokët duke e ditur se duhen edhe 15 ditë për tu kthyer të stërvitesh. Stili im i jetës nuk justifikon gjithë këto dëmtime".

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.57

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Procesi Veliaj/ Ina Rama si limon i shtrydhur i mediave të rilindjes

Ish Prokurorja e Përgjithshme është gjendur krejt papritur një vorbullën e një goditje të iniciuar nga Erion Veliaj, duke u shndërruar në një efekt kolateral të përpjekjeve për të shpëtuar kryebashkiakun në detyrë të Tiranës permes delegjitimimit te Olsi Dados

16:48

Me sytë katër

PAPARAZZI