Flash

Kupa e Shqipërisë/ Katër skuadra për një finale: Shehi cinizëm me drejtuesit e Kukësit, Egbo bën filozofi para Bylis

Lapsi.al 1 July 2020
Kupa e Shqipërisë/ Katër skuadra për një finale: Shehi

Katër më të mirat e Kupës së Shqipërisë bëhen gati për përplasjen e parë gjysëmfinale të kompeticionit të enjten, me Bylis që do të presë në Ballsh Tiranën kryesuese të kampionatit e Kukësin që luan sfidën në shtëpi me Teutën.

Kukësi shkon në javën më delikate të sezonit, ku duhet të luajë në harkun e katër ditëve me dy skuadrat më në formë të kampionatit, Teutën e Tiranën, por me kampionatin 9 pikë larg, synimi është i gjithi tek sfida e të enjtes kundër durrsakëve. Nën presionin e detyrimit për trofe, tekniku i bluve Orges Shehi, ka reaguar ashpëe ndaj konsiderimit dështim të sezonit në rast mungese të Kupës: "Unë jam teknik dhe flas për mënyrën si e sheh një i tillë sezonin e skuadrës në nivel performancash - tha tekniku - Le ta mendojnë drejtuesit nëse është shpëtim i sezonit fitimi i Kupës apo jo. Ajo që di unë është se do të luajmë deri në fund, edhe për kampionatin, për sa kohë nuk është vendosur, ndërsa Kupa është një trofe që na intereson".

Kundër Teutës balancat janë në ekuilibër në këtë sezon, me një fitore të secilës e një barazim, që e bën edhe më të paparashikueshme gjysëmfinalen e Kupës së Shqipërisë

Nuk është më e thjeshtë detyra e Tiranës. Bardheblutë kanë fituar vërtetë 3-1 afërsisht një muaj më parë, por këtë herë gjërat janë ndryshe dhe Egbo e di mirë: "Është ndeshje kupe. Në kampionat është ndryshe. Ndeshja e parë Kupës luhet në shtëpinë e tyre, pres që Bylisi të shfaqet agresiv në lojë dhe të jetë i karikuar maksimalisht për ndeshjen e nesërme".

Bardheblutë nuk përjashtojnë rotacionin në këtë ndeshje, edhe për shkak të ngarkesës së lartë me të cilën janë përballur lojtarët gjatë një muaji duke luajtur 6 ndeshje.

Nëse ka një outsider në gjysëmfinalet e Kupës së Shqipërisë është padiskutim Bylis. Ballshiotët e kanë ëndërruar gjatë prezantimin në Europë, sa për të hequr dorë tani që janë fare pranë. Portieri i Kupës është Miraka dhe kthimi në superformë i Hidit nuk do të prishë hierarkinë teknikut serbo-boshnjak. Nuk ka asnjë dyshim në katër të përzgjedhurit e prapvijës ku Ntepe, që mungoi i skualifikuar në kampionat vjen i freskët në krahun e djathtë. Goxhaj e Shkalla mbrojnë qendrën, ndërsa Ndreca në ta majtë, duke u altërnuar gjatë ndeshjes me Peposhin, që për momentin preferohet lart. Rikthehet edhe kapiteni Murataj, pas skualifikimit kundër Kukësit, për të formuar repart me Mëllugjën e Ujkën, ndërsa tredhëmbëshi përpara mban në dilemë teknikun, i tunduar nga rikuperimi i uruguajanit Mozzone. Megjithatë, sulmuesi me shumë mundësi do ta nisë nga pankinë, me Qardaku, Barjamaj e Peposhi që do mundohen ti shkaktojnë Tiranës së Egbosë humbjen e parë në Kupë e të dytën, që kur nigeriani është ulur në pankinë…

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

93.57

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Procesi Veliaj/ Ina Rama si limon i shtrydhur i mediave të rilindjes

Ish Prokurorja e Përgjithshme është gjendur krejt papritur një vorbullën e një goditje të iniciuar nga Erion Veliaj, duke u shndërruar në një efekt kolateral të përpjekjeve për të shpëtuar kryebashkiakun në detyrë të Tiranës permes delegjitimimit te Olsi Dados

16:48

Me sytë katër

PAPARAZZI