Flash

Bayern rrëmben Sane me gjysëm çmimi: arrihet akordi me City

Lapsi.al 30 June 2020
Bayern rrëmben Sane me gjysëm çmimi: arrihet akordi me City

Leroy Sané, një nga talentët më të mëdhenj të futbollit gjerman, është gati të kthehet në Bundesliga. Bayern Mynih e Manchester City kanë arritur akordin për transferimin në Bavari të sulmuesit të datëlindjes 1996, që do të firmosë një katër vjecare, me gjermanët që do të derdhin në arkat e Citizens 49 milionë euro.

Gati gjysma e 100 që do ishin nevojitur për ta rrëmbyer nga Guardiola vetëm një vit më parë, por pas një sezoni gati të gjithin të kaluar pushim për shkak të dëmtimit të rëndë në kruciat e pas krizës Koronavirus cmimi i kartonit të lojtarit ka rënë. Për më tepër, nga ana e tij, Manchester City ka nevojë të arkëtojë shuma të rëndësishme për të përmbushur rregullat e fair-play financiar të Uefa.

Sipas asaj që bën të ditur 'Bild', anësori i sulmit në Mynih duhet të fitojë rreth 20 milionë euro në vit. Bayern ishte në gjurmët e tij edhe verën e kaluar, por vetëm tani mundi të bëjë goditjen pëfundimtarë. Kohët e fundit Guardiola kishte deklaruar se lojtari kishte refuzuar propozimin e rinovimit.

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

93.57

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Procesi Veliaj/ Ina Rama si limon i shtrydhur i mediave të rilindjes

Ish Prokurorja e Përgjithshme është gjendur krejt papritur një vorbullën e një goditje të iniciuar nga Erion Veliaj, duke u shndërruar në një efekt kolateral të përpjekjeve për të shpëtuar kryebashkiakun në detyrë të Tiranës permes delegjitimimit te Olsi Dados

16:48

Me sytë katër

PAPARAZZI