Flash

"Katastrofë, po nuk fituam Kupën": Hallaçi është ambicjoz, por për pikët me Tiranën u gabua

Lapsi.al 30 June 2020
"Katastrofë, po nuk fituam Kupën": Hallaçi

Kukësin e prêt një javë delikate, duke qenë se në harkun e katër ditëve e prêt gjysëmfinalja e vajtjes me Teutën dhe sfida direkte me Tiranën, të cilën shpreson ta fitojë,të paktën për të treguar moralisht se 9 pikët e distancës që i ndajnë aktualisht dy skuadrat nuk tregojnë vërtetë diferencën mes tyre. Në gjysëmfinale të kompeticionit, të enjten, Blutë do të kenë përballë një nga skuadrat më në formë, por kjo nuk i frikëson kuksianët, që e konsiderojnë mos fitimin e trofeut një katastrofë, si artikulon zëvendës trajneri Rrahman Hallaci: "As nuk e cojmë nëpër mend që mund të mos e fitojmë Kupën - thotë Hallaci, me një eufori që shkon përtej sigurisë - Ne duam të fitojmë trofeun dhe me kampionatin që për momentin duket larg kemi si objektiv Kupën. Nëse nuk e fitojmë do të ishte katastrofë".

Në fakt, Hallaci edhe përpara se Kukësi të mposhtej në Lac, e kishte konsideruar diferencën me Tiranën në 6 pikë (përpara se bardheblutë të mundeshin në Durrë), duke e llogaritur fitore të sigurtë ndeshjen mes tyre. Tani logaritë e kampionatit nuk dolën, sepse 9 pikëshi qendron në fuqi, e është shumë edhe nëse Kukësi, ashtu si besonte Hallaci, do ta fitojë sfidën direkte me kryeqytetasit.

Sa i përket Kupës, ndeshja e parë në shtëpi e bën Kukësin ta ketë të qartë se i bën punë vetëm një rezultat pozitiv, ashtu si është jashtëzakonisht e rëndësishme që të mos pësojnë gol, duke qenë se më pas në kthim bëhet e vështirë. Në kampin kuksian situate është e qetë, edhe pse presioni për rezultatin ka filluar të ndihet…

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

93.57

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Procesi Veliaj/ Ina Rama si limon i shtrydhur i mediave të rilindjes

Ish Prokurorja e Përgjithshme është gjendur krejt papritur një vorbullën e një goditje të iniciuar nga Erion Veliaj, duke u shndërruar në një efekt kolateral të përpjekjeve për të shpëtuar kryebashkiakun në detyrë të Tiranës permes delegjitimimit te Olsi Dados

16:48

Me sytë katër

PAPARAZZI