Flash

Covid-19 nxjerr në pension bilbilin e arbitrave: sugjerimi është modeli amerikan i fishkëllimës

Lapsi.al 29 June 2020
Covid-19 nxjerr në pension bilbilin e arbitrave: sugjerimi është

Pas 140 vjetësh aktivitet të nderuar, bilbili klasik rrezikon të dalë në pension për shkak të Koronavirus, me normat e higjienës për tu respektuar në të gjitha fushat, duke e vënë në provë të vështirë përdorimin. Tendenca e re që është shpërndarë në SHBA është efikase për të evituar infektimin: bëhet fjalë për bilbilin që 'nuk fishkëllen'. Një bilbil elektronik që arbitrat mbajnë në duar e që vepron me një buton në nivelin e gishtit të madh.

Verne Harris, një arbitër amerikan me një eksperiencë të madhe në basketboll, ka ngritur cështjen: "Mund të vazhdohet të përdoret? Do të thosha jo: lojtarët prekin topin, na e kthejnë, ne prekim topin e pastaj vendosim bilbilin në gojë. Jemi më të ekspozuarit ndaj rrezikut".

Objekti, që është bërë jashtëzakonisht i vlefshëm këto ditë, është prodhuar dhe tregtuar nga Fox40, një kompani që prodhon bilbila për çdo gjyqtar për vite me radhë, siç dëshmohet edhe nga fakti se ai shet rreth 15,000 në ditë. Ndër klientët e kompanisë është Nba dhe Nfl. Ai elektronik i ngjan një elektrik-dore të vogël, problemi i baterisë mbetet për t'u zgjidhur dhe për më tepër ekziston bezdia e pavullnetshmërisë: një prekje e vogël dhe fillon 'fishkëllima'. Dhe bashkë me të polemikat e zakonshme...

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI