Flash

F1/ Zgjedhja e paprecedentë: Mercedes "black look"

Lapsi.al 29 June 2020
F1/ Zgjedhja e paprecedentë: Mercedes "black look"

Beteja e shtyrë përpara prej javësh nga Lewis Hamilton, lidhur me luftën kundër racizmit, pas ngjarjeve që pasuan vdekjen e George Floyd në 25 maj në Minneapolis, kanë ndikuar në një inisiativë të paprecedentë nga ana e skuadrës së 6 herë kampionit të botës që në turneun që do të nisë në fundjavë në Austri do të zbresë në pistë me një makinë me imazh të paparë ndonjëherë.

Më shumë se Shigjetat e Argjendta, tani makinat Mercedes duhen quajtur Shigjetat e Zeza. Katër ditë nga raundi i parë i provave të lira të Cmimit të Madh të Austrisë, Mercedes ka zbuluar imazhin "black look" të W11 që do të drejtohet në pistë nga Leëis Hamilton e Valtteri Bottas. Makinat "e stiluara" janë tashmë gati totalisht të zeza, me pak hyrje të të kuqes e jeshiles, lidhur me sponsorët. Fjala "Fund racizmit" është shkruar në bisht, duke identifikuar një zgjedhje që Drejtori i Ekipit Toto Wolff nënvizon me këto fjalë:

"Racizmi dhe diskriminimi nuk kanë vend në shoqërinë tonë, në sportin tonë, në ekipin tonë: është një parim themelor për Mercedes".

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

93.57

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Procesi Veliaj/ Ina Rama si limon i shtrydhur i mediave të rilindjes

Ish Prokurorja e Përgjithshme është gjendur krejt papritur një vorbullën e një goditje të iniciuar nga Erion Veliaj, duke u shndërruar në një efekt kolateral të përpjekjeve për të shpëtuar kryebashkiakun në detyrë të Tiranës permes delegjitimimit te Olsi Dados

16:48

Me sytë katër

PAPARAZZI