Flash

Video/ Fitore titulli: Ngo'o përmbys Skënderbeun në 5 minuta

Lapsi.al 28 June 2020
Video/ Fitore titulli: Ngo'o përmbys Skënderbeun në 5 minuta

Tiranës ndoshta i mjaftonte edhe një pikë, me llogaritë e bëra me laps e me letër, por Emanuel Egbo nuk është nga ata që i pëlqejnë të bëjnë llogari e kështu, shkon edhe në Korcë si zakonisht: gjithcka për gjithcka. Kjo mënyrë e të bërit frikësoi bardheblutë në transfertën me Skënderbeun, por nxorri në dritë dygolëshin e Michael Ngo'o, që vlen titullin, jo matematikisht, por pothuajse.

Një provë e bardhebluve, për të disatën herë që kur nigeriani është ulur në pankinë: ajo skuadër e brishtë që vihej në panik sa herë pësonte, tani ka një reagim prej kampioni. Ndodhi pikërisht kështu, në golin e minutës së 9 të korcarëve, me Mensah që shfrytëzoi krosimin e Marës. Në të tillë presion nuk do të ishte pa logjikë edhe një lëkundje këmbësh, por kryeqytetasit treguan tjetër gjë, edhe pse duke rrezikuar të pësonin golin e KO. Batha, Torassa e Cobinnah provuan cdo gjë për të kaluar Kolicin, që rezistoi mirë të paktën në pjesën e parë.

Asnjë zëvendësim në pushim, tjetër tregues se Egbo e ka fare të qartë se cfarë bën e mbi të gjitha besimin që ka tek titullarët e tij. Edhe këtë herë rezultati i jep të drejtë teknikut nigerian, që pa të ekzaltohet sulmuesi i tij kryesor, ai që në javët e rifillimit kishte mbetur disi në hije, por asnjëherë i rrezikuar në qendër të sulmit. Anglezi shënoi dygolëshin e përmbysjes në 5 minuta, duke hapur rrugën në të 71 me goditjen me kokë, ndërsa në të 76 tregoi instiktet brenda zonës për 1-2 që vlen gati titullin.

Pikërisht kështu, sepse me 65 pikë, Tirana shkon në përplasjen direkte me Kukësin me avantazhin e 9 pikëve, kur kanë mbetur edhe 5 ndeshje deri në fund të kampionatit. E në mbrëmjen e Korcës, Egbo mund të ketë keqardhjen vetëm për kartonin e verdhë të Dokës, që i plotëson numrin për të munguar në sfidën titull.

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

37°c

KËMBIMI EURO

93.57

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Procesi Veliaj/ Ina Rama si limon i shtrydhur i mediave të rilindjes

Ish Prokurorja e Përgjithshme është gjendur krejt papritur një vorbullën e një goditje të iniciuar nga Erion Veliaj, duke u shndërruar në një efekt kolateral të përpjekjeve për të shpëtuar kryebashkiakun në detyrë të Tiranës permes delegjitimimit te Olsi Dados

16:48

Me sytë katër

PAPARAZZI