Flash

Barcelona rrezikon të humbasë titullin, Piqué mesazh social kundër Rafinhas

Lapsi.al 28 June 2020
Barcelona rrezikon të humbasë titullin, Piqué mesazh social
Barcellona barazoi 2-2 kundër Celta Vigo e humbet, me shumë mundësi, terren në klasifikim në favor të Real Madrid, i impenjuar sot me mundësinë për të shkuar +2 ndaj rivalëve direkt për titull. Barazimi blaugrana është një rezultat i hidhur si konfirmuan fjalët e Suarez. Por ai që ndez edhe më shumë pas garën është Gerard Piqué, i nervozuar në aksionin që solli golin e Celta Vigo, me një postim që i referohet sipas gjithë gjasave Rafinhas. Piqué nuk bën asnjë referim specifik ndaj ish-shokut të skuadrës, por sipas asaj që shkruan AS, duket se nuk ka dyshime mbi aludimin e qendrorit blugrana: “Jemi të destinuar të shtiremi. Të shtiremi”. Pak fjalë që nëse lidhen me disa mesazhe të tjera të publikuara nga të tjerë përdorues të Twitter, bëjnë të qartë situatën. Qendrori spanjoll e ka me aksionin që solli golin e Celta ku pikërisht Piqué i sinjalizohet faull ndaj Rafinha. Në imazhet e postuara nga tifozët në rrjetet sociale duket se sparkata e katalanasit nuk e prek rivalin, por ish-mbrojtësi blaugrana simulon pësimin e faullit duke ekzagjeruar dukshëm rënien. Me pak fjalë, Piqué nuk e ka pëlqyer aspak sjelljen e ish-shokut…

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

37°c

KËMBIMI EURO

93.57

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Procesi Veliaj/ Ina Rama si limon i shtrydhur i mediave të rilindjes

Ish Prokurorja e Përgjithshme është gjendur krejt papritur një vorbullën e një goditje të iniciuar nga Erion Veliaj, duke u shndërruar në një efekt kolateral të përpjekjeve për të shpëtuar kryebashkiakun në detyrë të Tiranës permes delegjitimimit te Olsi Dados

16:48

Me sytë katër

PAPARAZZI