Flash

Video/ Partizani dy pikë larg Europës: Sormani bën për herë të dytë tre fitore radhazi

Lapsi.al 27 June 2020
Video/ Partizani dy pikë larg Europës: Sormani bën për

Ishte ndeshja që duhej fituar me cdo kusht për të vazhduar të shpresohej një vend në Europa League për të shpëtuar cfarë mund të shpëtohet nga ky sezoni i cuditshëm. E dinte Sormani, e dinin mirë edhe lojtarët, që kundër Lacit mjaftonte një gjysëm goli për të marrë një sukses nga më vendimtarët në kampionat. E në fakt ka shënuar një gol brilant, ku asist i Brojës i ka dhënë mundësinë e artë Cinarit të shënojë golin që thyen edhe mallkimin e “Air Albania”.

Ishte gjithcka i duhej të kuqve që të administronin një kundërshtar, që u përpoq të ndryshonte ritëm, por nuk ka më Nuabuezen shpërthyer të dy fazave të para dhe i gjithë formacioni i Armando Cungut e ndjen. Të kuqtë marrin kështu fitoren e tretë radhazi në kampionat, duke u ngjitur në kuotën e 47 pikëve, 2 më pak se kurbinasit e vendit të tretë, e duke hapur plotësisht garën për një vend në Europë.

Sfidën e radhës Partizani do ta luajë në transfertë ndaj Bylisit sfidën e radhës të kampionatit, por ajo që shqetëson Sormanin është precedenti: kjo është hera e dytë që italiani bën tre fitore radhazi e herën e fundit e bëri ekzaktësisht kundër të njëjtave skuadra. Tani italiani shpreson vetëm që seria negative që e pasoi në fazën e tretë të Superiores, mos ti përsëritet edhe tani...

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

38°c

KËMBIMI EURO

93.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Procesi Veliaj/ Ina Rama si limon i shtrydhur i mediave të rilindjes

Ish Prokurorja e Përgjithshme është gjendur krejt papritur një vorbullën e një goditje të iniciuar nga Erion Veliaj, duke u shndërruar në një efekt kolateral të përpjekjeve për të shpëtuar kryebashkiakun në detyrë të Tiranës permes delegjitimimit te Olsi Dados

16:48

Me sytë katër

PAPARAZZI