Flash

Atletico bezdis Juventus për Milik: spanjollët ofrojnë 5 milionë në sezon për polakun

Lapsi.al 27 June 2020
Atletico bezdis Juventus për Milik: spanjollët ofrojnë 5

"Milik pa rinovim do të nxirret në merkato", ka thënë disa ditë më parë drejtori sportiv i Napolit Cristiano Giuntoli, duke sqaruar pozicionin e shoqërisë kunddrejt sulmuesit polak, në skadencë në 30 qershor 2021. E sigurtë është se për të nuk do të mungojnë pretendentët: Juventus e synon prej kohësh por edhe jashtë kandidatët nuk mungojnë. Sipas të përditshmes spanjolle 'As', të premten ka patur një kontakt mes Milik e Atletico Madrid. Drejtuesit e Colchoreros e polaku kanë biseduar në një ëeb-conference.

Drejtori sportiv i Atletico Madrid Andrea Berta ka kërkuar të mësojë disponibilitetin e Milik për tu transferuar në kryeqytetin spanjoll. Për lojtarin është gati një pagesë prej 5 milionë në sezon. Mes 40 e 50 milionë euro vlerësimi i Napolit për kartonin e sulmuesit. "Sa vlen Milik? Një lojtar i aftë vlen gjithnjë shumë para", kishte shtuar Giuntoli, duke lëshuar një mesazh për të gjithë skuadrat e interesuara. Nga ana e tij, Gattuso shpreson që sulmuesi në fund të gjejë një akord për të zgjatur kontratën: "Në lojë ka pak që janë më të mirë se ai".

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI